Jack Grealish është pjesë e Manchester City-t, prej tre sezonesh, por nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e tij.

Sulmuesi u afrua nga Aston Villa për një shumë prej 100 milionë Eurosh, por në fushë ka rezultuar një zhgënjim i madh.

Lojtari shpesh është akuzuar për festë të shfrenuar në klubet e natës, ndërsa së fundmi është filmuar në një gjendje të rënduar.

Në një video të siguruar nga “Daily Mail”, shihet Grealish në gjendje të dehur dhe qëndron me vështirësi në këmbë. Video është bërë në një lokal nate në Newcastle, me sulmuesin që shihet me një birrë në dorë.

Një nga miqtë e tij përpiqet ta mbulojë, për ta shoqëruar te makina që e priste jashtë. Video është bërë ditën e Diel, kur trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola iu dha një ditë pushim lojtarëve të tij.

Mbetet të shihte nëse do të ketë ndonjë masë disiplinore për Grealish, i cili këtë sezon është aktivizuar në 26 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 2 gola.

/tvklan.al