Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme me avionët bombardes B-2 kundër rebelëve Houthis në Jemen.
Pentagoni i konsideroi “sulme preçize” kundër 5 bazave të Houthit, ku rebelët mbanin të fshehura armët në disa zona të Jemenit.
Lëvizja Houthi ka mbështetjen e Iranit dhe muajt e fundit ishte bërë problem pasi sulmonte anijet tregtare në Detin e Kuq.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se avionët bombardues me rreze të gjatë veprimi shënjestruan bazat nëntokësore të rebelëve të Houthi.
Sulme ndaj 100 anijeve ka kryer Houthi që nga Nëntori i vitit të kaluar, duke fundosur 2 prej tyre.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin u shpreh se sulmi me avionët bombardues u autorizua prej tij nën drejtimin e Presidentit Biden. Austin paralajmëroi se SHBA do t’i vazhdojë sulmet ndaj Houthi dhe do të ketë pasojë nëse rebelët e mbështetur nga Irani sulmojnë sërish anijet tregtare.
/tvklan.al