Në 40 vitet e fundit ritmi i ngrohjes së oqeaneve është katërfishuar. Temperaturat kanë shënuar nivele rekord për 450 ditë me radhë, dhe problemi mund të jetë shumë më i madh se sa mendohej deri më tani.
Duke ju referuar shifrave, në fund të viteve ‘80 temperaturat detare rriteshin me 0.06 gradë Celsius në vit, ndërsa në 10 vitet e fundit rritja është 0.27 gradë Celsius.
Sipas ekspertëve, kjo verifikohet si pasojë e humbjes së ekuilibrit energjik të Tokës, pasi ka më shumë energji diellore që absorbohet nga planeti, në krahasim me atë që lëshohet më pas në hapësirë.
Ky fenomen ndodh si pasojë e gazrave serrë, dhe natyrisht sepse në planet ka më pak sipërfaqe me borë, çka do të thotë se Toka reflekton më pak dritë diellore në hapësirë.
Ky përshpejtim i ngrohjes globale po jep efektet e veta, duke sjellë mes 2023-2024 temperatura globale oqeanike të rritura me vlera rekord për 450 ditë me radhë.
Klan News