Të ftuar:

Lajla Përnaska – politikane

Ina Pojani – influencer

Senera Hoxha – mjeke kirurge plastike

Arbër Çepani – Sipërmarrës

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Role me lakër të mbushur me mish dhe oriz

1 lakër mesatare e freskët ose turshi

2 qepë mesatare

400 gr mish të grirë ( viçi )

2 thelpinj hudhra

1.5 filxhan çaji oriz

1 lugë gjelle salcë domate

1 lugë çaji piper i kuq

Kripë + piper i zi

1 lugë gjelle nenexhik i thatë

Majdanoz ( opsionale )

Vaj ulliri

Për salcën:

1 lugë gjelle gjalpë

5 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle salcë domate

3 gota ujë

Për t’i shërbyer:

1 lugë gjelle gjalpë

5 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle salcë domate

3 gota ujë

Për t’i shërbyer:

Kos ose salcë kosi

Gjalp me piper të ëmbël ose djegës

Fillimisht presim lakrën dhe e vendosim atë në ujë të valuar për 5-7 min. E largojmë, shkëpusim gjethet e lakrës dhe i vendosim ato në një pjatë. Nëse lakra është turshi e shpëlajmë mirë nga kripa dhe do ta zëvendësoni në kripë gjatë gatimit. Në një tas vendosim mishin e grirë + qepën të grirë hollë + hudhrat e grira + orizin të shpërlarë mirë + salcën + piperin e kuq + nenxhikun + piperin e zi + vaj + majdanoz. Të gjithë përbërësit i përziejmë mirë me dorë + kripë dhe vazhdojmë mirë përzierjen. Vendosim në tryezë 1 gjethe lakre, presim kërcellin e trashë dhe bashkojmë 2 gjysmat e gjetheve. Vendosim nga njëri skaj tek tjetri 1 deri 1.5 lugë gjelle mbushje dhe e nivelojmë atë në mënyrë gjatësore nga skaj në skaj. E rrotullojmë duke formuar një role me gjethen e lakrës (jo shumë të trashë). Kështu vazhdojmë me të gjitha gjethet. Më pas lyejmë një tepsi me vaj dhe vendosim roletë në tepsi. Nëse tepsia është rrumbullake i japim formë rrethore, nëse është katrore i vendosim për së gjati.

Në një tigan salce vendosim përbërësit e salcës dhe sapo të marrë valë e shtojmë mbi role. Mbulojmë tepsinë në letër pjekje dhe e vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë për 20 min. Më pas e zbulojmë dhe e lëmë për 5-7 min të zbuluar. Nëse salca avullon shtojmë në të pak ujë të nxehtë. E servirim me kos të trashë me pak gjalpë të shkrirë me piper të ëmbël ose pikant.

Ëmbëlsirë pa pjekje me biskota dhe krem çokollate

1.5 pako biskota Savoiardi

2 gota qumësht (për lagien e biskotave)

Kremi:

125 gr gjalpë

125 gr miell

1.1 litër qumësht

100 gr sheqer

Vanilje

200 gr çokollatë e zezë

2 lugë gjelle kakao për pudrosjen e ëmbëlsirës

Në një tavë mesatare vendosim bisoktat të lagura me qumësht, i vendosim njëra pas tjetrës. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe pasi shtojmë miellin, e kaurdisim atë për 3 minuta se të vlojë në gjalpë. Shtojmë qumështin dhe e përziejmë vazhdimisht duke shtuar shqerin dhe vaniljen e përziejmë derisa të vlojë dhe kripa të trashet.

Fikim zjarrin dhe shtojmë çokollatën e grirë, e përziejmë derisa çokollata të shkrijë mirë. E përziejmë kremin mirë sa t’i bjerë temperatura e madhe e më pas e shtojmë mbi biskota. Nivelojmë mirë sipërfaqen e tavës dhe e vendosim tavën në frigorifer të rrije freskët për 2-3 orë të mbuluar me celofan. Pasi e nxjerrim nga frigoriferi e pudrosim sipërfaqen me kakao.

A ka shoqëri të vërtetë në ditët e sotme?

“Shoqet ta fusin”, Ina Pojani për miqësinë me motrat: Mami thoshte “ua kam bërë unë shoqet e ngushta”

Ina Pojani nuk ka patur asnjëherë shoqe të ngushta. Gjatë bisedës në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, influencerja shprehet se këtë vend e kanë plotësuar gjithnjë dy motrat e saj. Nga ana tjetër, tek të treja kanë ndikuar prindërit që u kanë thënë gjithnjë se nga shoqet e ngushta duhet të presin zhgënjime. Ina shton se e ëma i ka mësuar gjithnjë që nuk kanë nevojë për shoqe pasi kanë gjithnjë njëra-tjetrën.

Ina Pojani: Unë nuk kam asnjë shoqe të ngushtë, nuk kam patur kurrë shoqe të ngushtë.

Arbër Çepani: Se ka motrat prandaj.

Ina Pojani: Unë mendoj që kjo është pak, duhet të jetë sesa njerëz ke rreth vetes,  por mendoj që ka të bëjë edhe nga familja. Prindërit e mi nuk kanë besuar në shoqëri të ngushta dhe gjithmonë ne jemi rritur me edukatën që ta fusin. “Do të ta fusin, do të ta nxjerrin, në një moment ti ke për ta ngrënë nga shoqëria” dhe ne ishim gjatë gjithë kohës domethënë ti prite se njerëzit do të të zhgënjejnë, do vijë momenti dhe do zhgënjehesh dhe faktikisht kështu ka ndodhur, ndoshta sepse ne ishim përgatitur për një moment të tillë ose ndoshta sepse vërtet ashtu na ka ndodhur. Unë nuk dua të besoj që shoqëria  e ngushtë nuk ekziston, por mendoj që është shumë e rrallë, po flas për atë të ngushtën, të ngushtën sepse miqësi, njerëz që të dalësh, të kalosh shumë mirë, të komunikosh me ata ka, ka shumë madje por nga ata të ngushtët unë mendoj  që këtë në jetën time të paktën e kanë penalizuar edhe motrat.

Katerina Trungu: E kanë plotësuar.

Ina Pojani: E them edhe te prindërit sepse mami gjithmonë na thoshte shoqe me të gjithë, shoqe me asnjë. Domethënë aq sa i ke shoqe të gjitha, aq nuk ke shoqe asnjërën dhe vazhdimisht na thoshte që ju nuk keni nevojë për shoqe të ngushta, ua kam bërë unë juve shoqet e ngushta, ju mos kërkoni në asnjë vend. Ishte edhe diferenca e moshës. Unë dhe motra e madhe kemi 4 vite diferencë dhe unë dhe motra e mesit kemi 2 vite diferencë kështu që është një diferencë shumë e vogël që ti ke edhe miq të ngushtë që mund t’i kesh 8-9 vite më të mëdhenj.  Kjo diferenca jonë është inekzistente.

Miqësi prej dekadash! Kirurgia plastike: Kam shoqe që kur isha 3 vjeçe

Kirurgia plastike Senera Hoxha është ndër njerëzit që ruajnë miqësi të gjata, madje edhe prej moshës 3-vjeçare. Përtej mungesës së takimeve të përditshme me to, Hoxha thotë se asgjë nuk ndryshon pasi biseda vijon gjithnjë sikur mos të kishte ndalur kurrë. Në miqësi ka patur edhe krisje, shprehet kirurgia në “Shije Shtëpie” në Tv Klan por ia kanë dalë gjithnjë ta ruajnë për shkak të dashurisë për njëra-tjetrën.

Senera Hoxha: Unë kam shoqe dhe shokë kopshti me të cilët më pas kam qenë edhe në shkollë dhe gjithashtu kam edhe shoqe të tjera që i kam zënë si të thuash, në fakultet që është një stad tjetër i jetës sepse duhet të kuptojmë që ajo shoqëria që është e fëmijërisë, ndonjëherë shkon deri në gjimnaz dhe pastaj rrugët ndahen dhe ti nuk e gjen më veten. Unë kam disa shoqe që i kam që nga kopshti, ne kemi që 3 vjeç bashkë, shoqe të cilat unë sot nuk i takoj përditë sepse ato kanë një rrjedhë tjetër jete, nuk janë në mjekësi, nuk kanë ditën time, impenjimet e mia, kanë secila profesionet e veta, ama kur ne takohemi, është sikur e kemi lënë bisedën “stop” dhe “play”. Asgjë nuk ndryshon gjatë kësaj periudhe që ne nuk shihemi përditë. Në momentin e parë që do takohemi do tregojmë gjithçka që na ka ndodhur, si të thuash, ne kemi një shprehje që “do hapim pak barkun” kur duam të rrëfejmë sekretet dhe është ky gjysmëorëshi i parë që ne ia themi njëra-tjetrës të gjitha dhe pastaj vazhdon normalisht, por kudo ku të takohemi. Kam shoqëri të tilla.

Katerina Trungu: Goxha vite e paske mbajtur shoqërinë që atëherë.

Senera Hoxha: Që sa mbaj mend, e mbaj mend atë gocë në jetën time.

Katerina Trungu: Nuk ka ndodhur që të keni patur krisje?

Senera Hoxha: Po, ka patur. Ka patur disa momente që kemi patur krisje, qoftë edhe nga  palë të treta që janë përpjekur për të na bërë keq, për të na ndarë, për të na distancuar,  por mendoj se dashuria jonë për njëra-tjetrën është aq e madhe…unë ndryshe nga Ina nuk kam motra, kam vetëm një vëlla shumë të vogël që më shumë e ndiej si bebin tim sesa si vëllain tim, nuk e kam dikë që mund të shkoj dhe t’i them sekrete, nuk e kam në rrethin tim të shoqërisë dhe unë gjithmonë me gocat kam patur një marrëdhënie të tillë që unë i doja dhe i bëja motra, doja t’i merrja të flinin te shtëpia ime, doja të shkoja tek ato, të ndanim gjithçka bashkë.

A mund të zgjasë miqësia përgjithmonë?

Quiz/ Loja telefonike