Për Flutura Açkën, miqësia e 25 viteve me Rezarta Reçin është një ndjesi e veçantë sepse për të ka qenë një mbështetje në ditë të vështira, një dorë njerëzore që e di mirë se njësoj si ajo, e kanë ndier edhe të tjerë, dikush që e ka dëgjuar dhe kujtuar kurdoherë.

Ajo ia shprehu të gjitha këto në “Ka Një Mesazh Për Ty”, duke mos lënë mënjanë as kontributin profesional të mikeshës së saj. Për Rezartën është një kujtim i bukur e që s’ia kishte marrë kurrë mendja se do të gjendej në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për të dëgjuar këto fjalë. Gazetarja shprehet se miqësia me Fluturën ka triumfuar edhe mbi kohën ‘e rrëmbyer’ nga politika apo viteve të gjata.

Rezarta Reçi: Një miqësi me vlerë nga e cila besoj kemi mësuar edhe njëra, edhe tjetra reciprokisht. Është një miqësi që rrallë i reziston kohës, për fat i ka rezistuar kohës dhe nuk e kam humbur Fluturën as në këto tallazet politike. Jemi parë më rrallë…

Ardit Gjebrea: Por gjithmonë ka qenë aty!

Rezarta Reçi: Po!

Ardit Gjebrea: E njëjta!

Rezarta Reçi: E njëjta, për mua e njëjta, kjo është shumë e rëndësishme për mua në një miqësi, ta kuptosh tjetrin që tani ka punë, po bën shumë punë dhe të durosh.

Ardit Gjebrea: Dhe të presësh.

Rezarta Reçi: Dhe të presësh.

Ardit Gjebrea: Se e di që ja kur vjen,  shiko si vjen!

Përpara se t’i drejtohej bashkë me Ardit Gjebrean kolltukut ku është vendosur Rezarta, shkrimtarja tha: “Po të kesh një lule, ti e bën një kopsht. Po të kesh një mik e bën një botë. Unë me Rezartën e kam bërë një botë”.

Në mesazhin e fundit për Rezartën, Flutura thotë se mes miqve të mirë e të shumtë që gazetarja ka, është edhe ajo.

Flutura Açka: Rezi, unë e di që në vendin tim këtu do të ishin shumë mikesha tuat, prandaj kjo ka qenë arsyeja pse Rezarta e ka pasur të vështirë të fokusohet se cilën do të fokusojë, ka shumë mikesha. Është e vështirë në këtë botë hektike të kesh miq kaq të mirë dhe Rezarta ka. Unë jam një prej tyre! Ishte rastësi që erdha unë, por për mua Rezarta është shumë, shumë, shumë e veçantë./tvklan.al