Të ftuar:

Pranvera Xhafa– studiuese e shkencave okulte

Irena Myzeqari– pedagoge

Doklea Hadërgjonaj– psikologe

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Bukë me brokoli

300 gr brokoli
3 vezë
180 gr miell (1 gotë)
1 pako pluhur pjekës
0,5 lç kripë
2 lgj fara luledielli (sipas dëshirës)
Letër pjekje
Shpëlajmë brokolin tufë në ujë të bollshëm dhe e lëmë atë të kullojë. Më pas e grijmë atë në rende nga ana më e trashë e rendesdhe e vendosim në një tas ku do të shtojmë 3 kokrra vezë. I përziejmë vezët me brokolin. Më pas shtojmë miellin, pluhurin pjekës, kripë dhe i përziejmë mirë me spatul duke formuar një brumë ngjitës dhe jo shumë të trashë. Në një tavë trekëndëshë të vogël, vendosim letër pjekje dhe aty nivelojmë brumi n e përgatitur. Nësë dëshironi mund të shojmë 1-2 lugë gjelle fara luledielli në sipërfaqe dhe vendosim bukën të piqet në furrë në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta.

Supë me brokoli, qiqra dhe perime

250 gr brokoli
1 presh i vogël
1 thelb hudhër
2 patate mesatare (në kubikë të vegjël)
2 karrota mesatare (në rende)
Kripë dhe piper i zi
Lëng perimesh i nxehtë
1 filxhan qiqra të ziera
40 gr parmixhan i grirë
Vaj ulliri
Në një tenxhere ngrohim pak vaj ulliri dhe kaurdisim preshin të prerë hollë së bashku me një thelb hudhër për 2-3 minuta. Shtojmë patatet të prera në kubikë të vegjël 0,5 cm e më pas shtojmë karrotat në rende. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe piper të zi. I përziejmë dhe shtojmë lëng perimesh të nxehtë deri sa të jenë lëngu dhe perimet në një nivel në tenxhere. Vendosim kapakun dhe lëmë perimet të zihen për 7 minuta pasi dhe kanë 5 minuta që po gatuhen duke u kaurdisur. Pasi të kalojë kjo kohë shtojmë qiqrat dhe brokolin të prera në lule të vogla. I përziejmë dhe i lëmë të gatuhen së bashku dhe për 8 minuta të tjera. Në fund një ose 2 garuzhde supë e kalojmë në blender për ti dhënë një kosistencë më kremoze supës. E shërbejmë në pjatë duke e spërkatur me 1 lugë ccaji parmixhan te grirë hollë dhe një lugë caji vaj ulliri.

Intuita dhe parandjenja në jetën tonë

Pse gratë janë më intuitive se burrat?

Pashë varrimin e babit në ëndërr, telefonuesja: Parashikova humbjen e tij