Të ftuar:
Julian Shyqyriu
Gerion Treska
Erion Dushi
Hysni Dede
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Tava më e shijshme me presh me shumë pak përbërës
700 gr presh
2-3 karrota mesatare
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
Për salcën
3 kokrra vezë
Kripë dhe piper i zi
0,5 lç piper i kuq
1,5 lgj miell
250 ml qumësht
150 gr djathë të bardhë
100 gr djathë kaçkavall të grirë
Fillimisht presim preshët me gjerësi 0,5-1 cm. I vendosim në një tigan pa yndyrë dhe i spërkatim me pak kripë dhe i mbulojmë me kapak me qëllim që preshi të zbutet. Kur në tigan të mos ketë më lagështirë, shtojmë 1 filxhan kafe ujë. E mbulojmë preshin me kapak dhe e lëmë të gatuhet. Kur përsëri në tigan të mos ketë më ujë shtojmë gjalpë e vaj dhe skuqim specin. Shtojmë karrotat e prera në rrathë të hollë dhe i skuqim për pak minuta. Lyejmë tavën me gjalpë ose transferojmë preshët në tavë. Mbi presh thërrmojmë djathin në të gjithë sipërfaqen. Në një tas përziejmë vezët, qumështin, miellin, pak fare kripë, piper të zi, piper të kuq. Shtojmë mbi presh salcën duke e niveluar mirë në tavë. Në fund nëse dëshironi mbuloni sipërfaqen e tavës me djathë kaçkavall të grirë. E vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë për 25-30 minuta. Pasi piqet, e lëmë të vaket dhe e shërbejmë në copa.
Patate të pjekura me djathë në tigan
800 gr patate
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
3 thelpinj hudhra
1 lç piper të kuq
0,5 lk piper i zi
Kripë
1 lk rozmarinë
1 lk trumzë
2 domate
1/2 tufë majdanoz
150 gr djathë që shkrin
Fillimisht qërojmë patatet dhe i presim ato në kubikë mesatarë. I vendosim në ujë të bollshëm për të zier vetëm 12 minuta. Më pas i kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tigan shkrijmë gjalpin, 2 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë në të hudhrën e grirë imët dhe e kaurdisim për 1 minutë. Vijojmë duke hedhur në tigan erëzat e thata njëherësh duke i përzier për pak sekonda. Shtojmë patatet gjysmë të ziera, i kaurdisim mirë. Shtojmë domatet e qëruara në kubikë. I përziejmë dhe vendosim kapakun për 5-6 minuta në temperaturë mesatare. Rregullojmë shijen për kripë e majdanoz të grirë. I përziejmë patatet mirë e në fund mbulojmë sipërfaqen e tiganit me djathë të grirë. Vendosim kapakun që djathi të shkrijë për 3-5 minuta dhe gjithçka gati për tu shijuar. Përsëri pak majonezë për tu freskuar.
Si i ndryshon prindërimi baballarët?
Si të jesh një baba i mirë në 2025-ën?
Fëmijët pronë e prindërve, Treska: U marrim atyre meritat e veta