Të ftuar:

Alban Xhihani

Lola Cerku, Eksperte komunikimi

Klevi Pojana, avokat

Në skype

Renisa Beqiri: Psikologe

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Spageti me fileto pule dhe speca

320 gr spageti
400 gr fileto pule
1 qepë të vogël
2 thelpinj hudhër
2-3 speca mix ngjyre
1 filxhan çaj pure domate
Kripë + piper të zi
150 ml lëng nga zierja e makaronave

Fillimisht vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për ta valuar. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim mishin e pulës të prerë në shirita të hollë ose në kubik. Pasi mishit të zbardhet shtojmë qepën të grirë hollë dhe hudhrat po ashtu. I pëziejmë sa qepa të zbutet e më as shtojmë specat të prerë dhe ato në shirita të hollë dhe të gjatë ( nëse preferoni mund të shtoni dhe karrotat. Rregulloni shijen me kripë dhe pak piper të zi e më pas shtojmë purenë e domates.

Ndërkohë në tenxheren me ujë shtojmë kripë e më pas spagetin. I lëmë të ziejnë për aq minuta sa shkruhet në etiketë. E lëmë mishin dhe perimet të gatuhen në temperature të ulët, pasi ziejmë makaronat i kullojmë e më pas i shtojmë në tigan. I përziejmë duke shtuar pak lëng makaronash. I përziejmë për 1 min e më pas i shërbejmë të ngrohta.

Ëmbëlsirë në tigan vetëm me 1 vezë dhe banane

20 gr gjalp
1 lugë gjelle sheqer
2 banane ( të pjekura )

-Për brumin

1 vezë
50 gr sheqer
1 pako sheqer vanilje
50 ml vaj vegjetal ( 1 filxhan kafeje )
100 ml qumësht ( gjysëm gote )
130 gr miell
1 pako pluhur pjekës
1.5 lugë gjelle kakao

Në një tigan mesatar shkrijmë gjalpin e më pas shtojmë në të 1 lugë të mbushur plot me sheqer. Përziejmë sheqerin me gjalpin derisa sheqeri të karamelizohet dhe të marrë ngjyrë karameli të errët. Bananet i presim për së gjati me gjithë lëkurë e më pas largojmë lëkuren lehtësisht dhe i vendosim në tigan njëra pas tjetrës ku prerja e bananeve vendoset nga poshtë. Ulim temperaturën e sobës në minimum. Përgatisim brumin vendosim në një tas 1 vezë + sheqerin + vaniljen dhe i përziejmë të gjithë këto përbërës derisa sheqeri të shkrijë e më pas shtojmë qumështin i përziejmë dhe vazhdojmë të shtojmë miellin, kakao, puhurin pjekës që i kemi vendosur në një sitë dhe i shtojmë në tas duke situr.

Përziejmë të gjithë pëbërësit duke formuar një brum mesatar të rrjedhshëm nga luga. Rrisim pak temperaurën mesatare të sobës dhe shtojmë brumin në tigan. E nivelojmë dhe pasi ulim temperaturën përsëri në minimum. Vendosim dhe pasi ulim temperaturën përsëri në minimum vendosim kapakun dhe pjekim ëmbëlsirën për 15-20 minuta në temperaturën shumë të ulët. Më pas e kthejmë tiganin përmbysim ku dalin bananet e karamelizurara në sipërfaqe. E ftohim ëmbëlsirën dhe e sherbëjmë.

Çfarë është zvarritja: shkaqet, pasojat dhe si ta kapërcejmë atë?

Kënaqësia e zvarritjes

Si ndikon zvarritja e detyrave në jetën tonë?