Të ftuar:
Renisa Beqiri – psikologe
Ledia Fazlli – blogere
Gentian Alinani – gazetar
Lutjona Lula – eksperte e çështjeve tw rinisë
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pite me djathë, pa peta
300 gr miell Ola
200 ml qumësht
2 vezë Ovital
4 lgj ujë
Kripë
4 lgj vaj ulliri
150 gr djathë të bardhë
Në një tas vendosim miellin, hapim në mes një gropë ku do të shtojmë qumështin, vezët, pak ujë, kripë dhe vaj ulliri. I përziejmë të gjithë përbërësit me tel dore deri sa të na formohet një brumë i rrjedhshëm nga luga. Lyejmë një tepsi me vaj e më pas nivelojmë brumin e hollë. Në të thërrmojmë djathin, në sipërfaqen e brumit. E spërkatim me pak vaj dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturë 200 gradë për 25-30 minuta. E presim në feta dhe e shërbejmë të ftohtë.
Qofte pule me bizele
Qoftet:
500 gr gjoks pule
1 qepë
3 lgj majdanoz
3-4 lgj bukë e thekur e grirë
3 lgj vaj ulliri
1 vezë
3 thelpinj hudhër
1 lç piper i kuq
0,5 lugë çaji kurkuma
0,5 lç piper i zi
0,5 lç kumin
1 lç kripë
Për salcën
500 gr bizele
2 qepë në fije
1 degë selino
2 thelpinj hudhra
0,5 lç kumin
0,5 lç piper të zi
1 lç kafe miell
Kripë
2,5 gota lëng pule (Maggi)
Fillimisht grijmë mishin e pulës dhe qepën. Bashkojmë të gjithë përbërësit e qofteve në një tas. Punojmë brumin e qofteve për 2-3 minuta e më pas fillojmë të formojmë qofte rrumbullake në madhësi mesatare. Në një tigan ngrohim vajin dhe i skuqim ato deri sa të marrin ngjyrë të artë.
Në një tigan tjetër ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepët të prera në fije për 3 minuta. Shtojmë selinonë të prerë në kubikë dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë hudhrat e shtypura, miellin, kripë e piper të zi, kumin dhe i përziejmë mirë duke shtuar më pas 2-2,5 gota lëng pule. Sapo supa fillon të ziejë, ndërkohë qoftet janë zverdhur dhe i vendosim ato brenda tek bizelet. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë qoftet dhe bizelet së bashku për 25-30 minuta në temperaturë mesatare.
Pushimet pa fëmijë, çfarë zgjedhin prindërit?
“Ma, kemi lekë?”, përkthyesja përlotet nga fjalët e vajzës: Ndjenja më e keqe që kam përjetuar
Për shumë prindër, pushimet ose një shkëputje e shkurtër me partnerin pa praninë e fëmijëve janë një domosdoshmëri ndërkohë që për të tjerë ndodh e kundërta. Në rastin e Ledia Fazllit, shkëputja prej vajzës në moshë fare të vogël ka ndodhur për shkak të rrethanave, tha ajo gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan.
Ndonëse e detyruar, përkthyesja tregon se shkëputja i ka ngjallur gjithnjë ndjenja faji për kohën që kalon me vajzën. Ajo madje ia ka shprehur këtë përmes disa reagimeve dhe fjalëve, të cilat Ledia i kujton e përlotur.
Ledia Fazlli: Unë mendoj që janë shumë me fat nënat, përgjithësisht nënat, nuk dua të anashkaloj rolin e babait por përgjithësisht mendoj që nëna është pak më e atashuar me fëmijën dhe duke qenë që unë vajzën e kam ushqyer me gji deri në moshën 2 vjeç kur unë pastaj u sëmura me Covid dhe isha e detyruar që ta ndaja, pra janë me fat nënat që kanë mundësinë për të qëndruar me fëmijën dhe për të marrë atë lejen e lindjes dhe të rrinë me atë, ndërkohë që unë nuk e kam pasur këtë fat dhe më është dashur që ditën e katërt pas lindjes të shkoj në punë dhe ta marr vajzën me vete. Këtë pjesën e shkëputjes nga vajza e kam bërë shumë shpejt. Me pak minuta ose s’ka rëndësi, por e kam parë që kaq të vogël atë ndjesinë e shkëputjes, e kam ndier dhe e kam parë që edhe ajo ka reaguar edhe pse ka qenë shumë e vogël. Më pas pastaj, në moshën kur ajo ka kuptuar dhe ta shfaqë reagimin, pra kur unë kam parë realisht reagimin e saj, kam parë që kjo shkëputje ka qenë jo shumë… e ka ndier vërtet dhe e ka reflektuar.
Agida Koçi: Është mërzitur apo?
Ledia Fazlli: Është mërzitur, ka pasur reagime të cilat, për shembull, në momentin edhe kur e ka folur, ka thënë që “nuk dua që të kemi lekë, dua që të jem më shumë me ty”.
Agida Koçi: Vërtet?
Ledia Fazlli: Po, e ka thënë, e ka shprehur dhe kjo më ka rënduar më shumë nga çdo gjë. Por janë situata të atilla të cilat duhet të punojmë dhe duhet të jetojmë.
Katerina Trungu: Duhet të jetë një ndjenjë faji e paparë që të të thotë fëmija kështu.
Ledia Fazlli: Në fakt është. Ndjenja më e keqe e fajit që kam ndier ndonjëherë në jetë ka qenë kur vajza më ka thënë ose kur unë shkoj në shtëpi dhe thotë “ma, kemi lekë?”, ideja që “mos të shkosh prapë të punosh, të rrish me mua”. Ka qenë ndjenja më e keqe që kam përjetuar.
Si ndikojnë në familje pushimet pa fëmijë?
“Dua të jem larg!”/ Telefonuesja e gatshme për pushimet pa fëmijët, partneri refuzon
Një telefonuese e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan shkaktoi plot të qeshura në studio. Duke iu bashkëngjitur temës së ditës nëse do të bënte pushime pa fëmijët, telefonuesja tregoi se ka dy vajza e një djalë. Vajza e madhe është 23 vjeçe ndërsa djali 2.
Për telefonuesen, pushimet vetëm me partnerin, një shkëputje qoftë edhe një ditë është shumë e nevojshme, por bashkëshorti nuk ia realizon dëshirën.
Katerina Trungu: Ti, me fëmijët normalisht ke bërë pushime, por pa fëmijët a e ke marrë këtë vendim, sidomos me këtë të voglin?
Telefonuesja: Oh sa i dua, sikur edhe një ditë të vetme!
Katerina Trungu: Po bëji!
Telefonuesja: Një ditë të vetme, por nuk do ai.
Katerina Trungu: Nuk do partneri, nuk do bashkëshorti.
Telefonuesja: “Jo, jo”, thotë, “nuk mund të rrimë dot pa djalin”. I thashë vetëm një ditë dua të jem larg, dua të jem larg të gjithave, vetëm një ditë.
Katerina Trungu: Po si s’ta plotësoka kaq gjë?
Telefonuesja: Nuk rri dot ai pa çunin se dy të mëdhatë i kam goca.
Katerina Trungu: Po sikur të lësh çunin me të dhe udhëto një ditë, dy ditë me një shoqen tënde, me motrën, me mamin, me të afërme, kushërira, nuk e di?
Telefonuesja: Nuk është nga ata burra që mban çunin ai.
Katerina Trungu: Nuk do t’i mbante dot vetë. Epo kot e paska që nuk rri dot pa çunin se ti i mbake prapëseprapë!
Telefonuesja: Ai nuk rri dot pa çunin, por edhe pa mua jo.
Katerina Trungu: Tani pyetja është kjo: ti që e ndien këtë nevojën kaq të madhe, e ndien si pasojë e lodhjes tënde apo se ke nevojë të rrish edhe me partnerin?
Telefonuesja: Shiko, unë jam 43 vjeç dhe kam shumë nevojë të rri vetëm me tim shoq, por kam shumë nevojë të jem larg fëmijëve. Dua të jem larg këtyre punëve të përditshme.