Të ftuar:
Ergeta Ktona – mjeke reumatologe
Endrit Mone – fizioterapist
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Makarona të mbushura me spinaq dhe gjizë
300 gr makarona guackë ( conchiglioni )
500 gr spinaq ose ( 300 spinaq të ngrirë )
300 gr gjizë pa kripë
50 gr parmixhano
Vaj ulliri
Kripë + piper të zi + arrë moskat
1 vezë
2 thelpinj hudhër
400 gr pure domate star
Borzilok
Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm në zjarr dhe ziejmë makaronat për 5 minuta. Pastrojmë spinaqin, e vendosim atë për 1-2 minuta në ujë të ftohtë, e shtrydhim mirë e më pas e grijmë shumë imët. Në këtë recetë mund të përdorni dhe spinaq të ngrirë të cilin vetëm e grijmë hollë dhe më pas drejt e në tigan. Në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim spinaqin vetëm për 2-3 minuta. Në një tas vendosim gjizën, më pas shtojmë spinaqin e gatuar në tigan. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, arrë moskat. Shtojmë gjysmën e parmixhanit të grirë dhe 1 vezë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas dhe i lëmë mënjanë. Pasi makaronat i ziejmë vetëm 5 minuta aldente, i kullojmë dhe shtojmë në tas 1 lugë gjelle vaj ulliri që të mos ngjiten. Në një tigan salce vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudhra, purenë e domates, kripë e borzilok dhe e lëmë salcën të ziejë në temperaturë të ulët për 7-8 minuta. Largojmë hudhrat dhe salcën e shtrojmë si bazë në një tavë. Mbushim makaronat guackë me spinaq dhe i vendosim radhë radhë në tepsi. I pudrosim me parmixhanin e mbetur dhe i pjekim për 30 minuta në 180 gradë.
Recetë e shpejtë dhe e shijshme, brokoli me patate dhe vezë
1 tuf e vogël brokoli
1 patate rreth 150 gr
1 qepë e vogël
1 domate
50 ml krem pana
3-4 vezë ovital
30 gr parmixhano
Pastrojmë brokolin dhe e ndajmë në bohçe të vogla të cilat i kalojmë në ujë të valuar për 3-4 minuta ose i kurdisim në tigan me 1 lugë çaji gjalpë sa të ulin volumin. Largojmë brokolin nga tigani dhe e lëmë mënjanë. Ndërkohë pataten e kemi prerë në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. Shtojmë në tigan pak vaj dhe skuqim patatet sa të zverdhen. Presim qepën në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim së bashku me patatet. Kur qepa të ketë marrë pak ngjyrë, shtojmë domaten të prerë dhe atë në kubikë të vegjël. I përziejmë së bashku për 3-4 minuta. Përziejmë në një tas vezët, kripë dhe pana. Shtojmë në tigan brokolin e gatuar për pak minuta. I përziejmë të gjitha perimet në tigan e më pas shtojmë vezët. E lëmë të piqet në temperaturë mesatare. Shtojmë në sipërfaqe parmixhanin e grirë. Mbulojmë tiganin me kapak për 6-8 minuta e më pas vendosim vezën me panën në një pjatancë dhe e shërbejmë në formën e një pice.
Cilat janë simptomat, shkaqet dhe si mund të trajtohet spondiloartroza?
Kush janë personat që rrezikohen më shumë nga spondiloartroza?
Për kocka të forta, këshilla që duhen ndjekur që në vegjëli
Kockat mbajnë trupin tonë ndërsa muskujt sigurojnë skeletin duke krijuar një kombinim të pandashëm. Kujdesi për shëndetin e kockave duhet të nisë që në vegjëli, me frymëmarrjen e parë të bebit. Mjekja reumatologe Egerta Ktona rendit në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan disa këshilla që duhet të ndjekim për të pasur kocka të shëndetshme.
Vitamina D dhe kalciumi janë elementë kryesorë, por nuk duhet harruar ushqimi i shëndetshëm, ekspozimi ndaj diellit dhe aktiviteti fizik për të ndihmuar shëndetin e mirë të kockave.
Egerta Ktona: Kocka duhet të vlerësohet që në momentin që fëmija lind. Që në ato momente, të gjitha nënat dhe baballarët e rinj e dinë shumë mirë që fëmijës i jepet vitaminë D me pika dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Sa herë e çoni te pediatri, ju e shihni që ata i shohin fontanelën, i shohin zonën në pjesën e sipërme të kokës nëse ka filluar të mbyllet apo jo dhe nëse është mbyllur në kohën e duhur. Të pasurit e një diete ushqimore të pasur me vitaminë D dhe kalcium, frekuentimi i detit, plazhit që në fëmijëri, që në moshat pediatrike, mbi 30 ditë në vit duhet të ekspozohet me plazhin një fëmijë, me detin.
Katerina Trungu: Për ajrin apo për kontaktin me ujin?
Egerta Ktona: Për diellin, për notin, për ajrin dhe për sistemin nervor, për të gjitha. Nga ana tjetër, diferenca ndërmjet llojit të dritës. Ne ekspozohemi shumë në dritë elekrike. Në fakt ajo çfarë duhet të bëjmë është të ekspozohemi në dritë dielli. Nga ana tjetër, produktet ushqimore që ne konsumojmë, janë të varfra në vitaminë D dhe kalcium. Aktiviteti fizik që fëmija duhet të fillojë që në moshë të vogël, nuk është se forcon vetëm muskujt, një lëvizje nuk ndikon vetëm mbi qelizën muskulare, lëvizja ndikon edhe në qelizën kockore. Kjo e bën që ajo të jetë më e fortë në të ardhmen. Një dietë e balancuar ushqimore, një dietë me balancë të proteinave, karbohidrateve dhe ynydyrnave, një kujdes i shtimit të peshës, një menaxhim i peshës, të bërit pjesë e jetës një aktiviteti fizik dhe sportiv, të bërit kur është e mundur, ne jo vetëm që nuk i ndahemi makinës, ne s’përdorim as transport publik, atë që kemi nuk e përdorim aq sa duhet. Kur një zonjë fillon të realizojë shtatzëninë, duhet të fillojë e të marrë të gjitha masat që atë pjesë të kalciumit dhe vitaminës D që ia jep fëmijës, ta zëvendësojë te vetja.