NASA i ka dhënë leje kompanisë së Elon Musk,  SpaceX për të shkatërruar Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) deri në vitin 2030.

Stacioni hapësinor ka qenë i përdorur vazhdimisht nga astronautët që prej vitit 2000 që kanë bërë më shumë se 3300 eksperiemente shkencore mbi kokat tona.

Por shtetet që operojnë në ISS kanë rënë dakord që ai të funksionojë deri në vitin 2030. Që prej vitit 1998, SHBA, Rusia, Japonia, Europa dhe Kanadaja kanë mirëmbajtur seksione të ndryshme të ISS-së. Marrëveshjet për ta drejtuar bashkërisht stacionin hapësinor shënuan një epokë të re të bashkëpunimit global pas Luftës së Ftohtë.

Kur këto pakte të marrin fund, stacioni duhet të dalë nga orbita dhe kompania e Elon Musk ka përfituar kontratën 843 milionë dollarëshe për ta kryer këtë detyrë.

SpaceX do të ndërtojë një makineri për ta nxjerrë stacionin hapësinor përmes atmosferës ku më pas ai do të “shkatërrohet”,  shpjegon NASA. Më pas do të fundoset në oqean, larg zonave të populluara bashkë me mjetin e SpaceX.

Kur SpaceX të ndërtojë raketën e deorbitimit, NASA do të marrë pronësinë e saj dhe do të drejtojë misionin./tvklan.al