“Shqipëria mund të jetë një parajsë fiskale
“. Ky është rezultati i një studimi të fundit të publikuar nga organizata prestigjioze Oxfam.
Vendi ynë është një nga 35 vendet e Listës së Zezë të Bashkimit Europian për kontrollin mbi parajsat fiskale. Në këtë listë janë edhe 4 shtete anëtare të unionit: Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Holanda ndërkohë që figurojnë të gjitha vendet e Ballkanit me përjashtim të Kosovës.
Sipas Oxfam, vendi ynë nuk përmbush plotësisht një ndër tre kriteret kyçe, atë të implementimit të masave për të luftuar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave.
Kjo listë vjen në një kohë kur është rritur presioni ndërkombëtar për zbulimin e origjinës së parave që qarkullojnë në ekonomitë botërore në zhvillim.
Burimi :Klan Plus