Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, Andriy Shevchenko ishte këtë të premte në Shtëpinë e Futbollit me ftesë të kreut të FSHF-së, Armand Duka. Ish-futbollisti i njohur pa qendrën stërvitore të ekipit kombëtar, duke vlerësuar mënyrën si është ndërtuar kompleksi.
“Kjo qendër sportive e bukur, me zyra, fusha stërvitjeje me strukturat e përshtatura për të pritur skuadrat e nivelit të lartë, duke i dhënë atyre të gjitha mundësitë për t’u përgatitur më mirë për stërvitje. Jam shumë i impresionuar nga puna që është bërë. Vij në Shqipëri prej shumë kohësh dhe shoh vendin që po rritet shumë”, tha Shevchenko.
Të dyja palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të futbollit, ndanë eksperienca dhe diskutuan për projekte të ndryshme dhe investime infrastrukturore. Andriy Shevchenko i uroi fat Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026, duke shtuar se duhet patur besim edhe pse është në një grup të vështirë.
Tv Klan