Përdoruesit e iPhone janë paralajmëruar për një përditësim të Apple tek iOS që lidhet me Inteligjencën Artificiale. Apple Intelligence tek Iphone 16 dhe iPhone 15 Pro/Max, jo vetëm që “thith” informacion nga të gjitha aplikacionet në telefon, por zë edhe një hapësirë shumë të madhe.
Ekspertët thonë se sistemi i AI merr plot 7GB, ndërsa e kanë cilësuar dhe të rrezikshëm, veçanërisht për funksionin e përmbledhjes së njoftimeve. Ky i fundit është krijuar me qëllim që ju mund t’i lexoni më thjesht njoftimet që ju vijnë, por në disa raste, këto njoftime mund të miksohen “me mesazhe personale”, ose aty mund të figurojnë informacione të pasakta. “Ekziston një rrezik për përhapjen e dezinformatave”, ka deklaruar një ekspert.
Nëse e keni shkarkuar iOS 18.3, por nuk doni të aktivizoni sistemin e AI, ju duhet ta ndryshoni manualisht. Shkoni te Settings dhe zgjidhni Apple Intelligence & Siri. Apple po punon për rregullimin e këtij problemi dhe për të mos lejuar aksesin në përmbajtje private. Kjo pasi Apple Intelligence do të mësojë gjithçka, që nga mënyra si përdorni aplikacionet tuaja bankare e deri te lokacioni juaj. Kështu që, nëse nuk doni të merrni përsipër ndonjë rrisk, mund të prisni për ta aktivizuar në një moment të dytë.
/tvklan.al