Të gjithë ata që kanë një iPhone në xhep duhet të tregohen vigjilentë dhe të mos lenë asgjë që t’u shpëtojë. Apple po bën një përditësim të ri dhe mjaft të rëndësishëm.

Gjigandi i teknologjisë sapo ka nxjerrë një “patch software”, i cili rrit sigurinë e të dhënave të përdoruesve dhe rregullon gabimet të cilat shfaqet gjatë lundrimit të internet ose edhe gjatë përdorimit të pajisjes.

“iOS 18.3.2 Ky përditësim ofron rregullime të rëndësishme të gabimeve dhe përditësime sigurie, duke trajtuar një problem që mund të parandalojë riprodhimin e disa përmbajtjeve të transmetimit,” shpjegoi Apple në shënimet e lëshimit.

Duhet theksuar që ky nuk është një nga përditësimet kryesore të iOS të Apple. “iOS 18.3.2” nuk do të sjellë ndryshime në aplikacionet e pajisjes, ikonat apo komandat e tjera të saj. Funksioni kryesor i këtij përditësimi është rritja e sigurisë së të dhënave të përdoruesve dhe rregullimi i gabimeve si pasojë e “software-ve” të mëparshëm ekzistues.

Shkarkimi i këtij përditësimi të ri, i cili do e bëjë “akull” të re pajisjen tuaj shkarkohet shumë lehtë. Mjafton që të shkoni te “settings”,  më pas te “general” dhe në fund të klikoni opsionin “software update”. Përditësimi i ri është 800 MB dhe normalisht për ta shkarkuar duhet që pajisja të jetë e lidhur me internet./tvklan.al