Ylli i Blackpink Jennie ka publikuar videoklipin e këngës së saj “Handlebars”, një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

“Handlebars” është videoklipi i gjashtë nga albumi solo debutues i yllit të K-Pop, “Ruby”, i cili u publikua më 7 Mars.

Jennie, nënshkroi një marrëveshje rekord solo me Columbia Records në Shtator 2024 dhe themeloi agjencinë e saj solo Odd Atelier në Dhjetor 2023.

Blackpink, i cili njihet për këngët si “How You Like That”, “Pink Venom” dhe “Ddu-Du Ddu-Du”, ishte grupi i parë K-pop që kryesoi Festivalin e Muzikës Coachella në Kaliforni dhe British Summer Time Hyde Park në Londër, si dhe fitoi një çmim MTV Video Music Award.

“The Blackpink 2025 World Tour” do të fillojë më 5 Korrik në Seul, Koreja e Jugut.Jennie gjithashtu do të performojë në festivalin e sivjetshëm Coachella.

Klan News