TikTok është një ndër aplikacionet më të përdorura, ku numëron miliona përdorues në të gjithë globin. Por, nëse jeni nën moshën 16-vjeçare përvoja juaj në këtë aplikacion do të ndryshojë.
Aplikacioni tashmë ka lançuar një komandë të re ndërgjegjësimi të quajtur “Wind Down”. Ky mjet do të ndihmojë përdoruesit adoleshentë që të qetësohen para gjumit dhe të reduktojnë qëndrimin në aplikacion deri në orët e vona.
“Wind Down” do të aktivizohet automatikisht nëse një adoleshent është në aplikacion pas orës 22:00, duke ndërprerë “furnizimin”. Komanda do të ketë një kontroll të plotë në ekran dhe në vend të videove do të aktivizojë një muzikë qetësuese. Më pas përdoruesve adoleshentë do u jepet opsioni për të vazhduar lëvizjen ose për ta ndaluar.
Nëse adoleshenti vendos të kalojë kohë shtesë në TikTok pas kësaj rikujtuese të parë, atij do t’i shfaqet më pas një kërkesë e dytë, e vështirë për t’u hequr, në ekran të plotë.

Besohet se është hera e parë që një platformë e mediave sociale ka nxjerrë një komandë ndërgjegjësimi direkt te përdoruesit dhe vjen si pjesë e një përditësimi më të gjerë nga TikTok.
Aplikacioni përmban gjithashtu mjete të reja të kontrollit prindëror, duke përfshirë një veçori të quajtur “Time Away”, e cila u mundëson prindërve të bllokojnë adoleshentët nga TikTok gjatë periudhave specifike, si ushqimet familjare, shkolla, natën ose gjatë pushimeve.

Deri më tani, TikTok dhe platformat e tjera të mediave sociale u mundësonin prindërve të vendosnin lejimet e kohës para ekranit gjatë natës, por jo orare specifike gjatë ditës./tvklan.al