Modelja Bella Hadid u rikthye në pasarelë për koleksionin e veshjeve të grave të Saint Laurent, vjeshtë/dimër 2025-2026 që përkoi me ditën e fundit të Javës së Modës në Paris.
Modelja ka sfiluar me një fustan me dantella blu të thellë dhe pjesën e brendshme nude. Hadid iu bashkua modeleve të tjera teksa të gjitha sfilonin me veshjet të ngjyrave të ndryshme, në një koleksion të përshkruar nga drejtori krijues i Saint Laurent, Anthony Vaccarello si “copa të thjeshta pa detaje të tepërta”.
Në koleksion e Saint Laurent mbizotëronin fustane të zeza me bel, të fryrë, të kompletuara me xhaketa të stilit bomber dhe oversize në pasarelën e vendosur në kopshtet Champs de Mars, prane Kullës Eiffel.






Të ftuarit e rreshtit të parë përfshinin modelen Hailey Bieber dhe aktoren-regjisore Zoe Kravitz.
Motra e Hadid, Gigi Hadid shkelqeu në shfaqjet e mëparshme të Javës së Modës në Paris, duke përfshirë Schiaparelli dhe Miu Miu.
Klan News