E plotë – Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste
Edi Rama publikon emrat: Cilët do të jenë drejtuesit politikë të PS në qarqe
Edi Rama ka bërë publikë emrat e drejtuesve të PS në qarqe. Në Qarkun e Tiranës bie në sy shtimi i dy emrave të tjerë, siç tha Rama, për shkak të rëndësisë që ka.
Tiranë – Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës – Emirjana Sako
Shkodër – Benet Beci
Lezhë – Ulsi Manja
Dibër – Blendi Gonxhe
Kukës – Pandeli Majko
Elbasan – Arbjan Mazniku
Fier – Belinda Balluku
Korçë – Niko Peleshi
Gjirokastër – Mirela Kumbaro
Berat – Ervin Demo
Vlorë – Bledi Çuçi
Për Diasporën – Taulant Balla
Rama – deputetëve: Nëse doni mandat tjetër, punoni më shumë se 3 vitet e fundit
“Angazhim fizik, shpirtëror, politik të matshëm atje në territor, patjetër edhe në ekranin e smartphone përmes rrjeteve spociale për të prekur njerëzit, për të zgjeruar rrethin e kontakteve me njerëzit dhe për ta çuar PS te njerëzit. Falë kontributit për fitoren e mandatit të 4, do gjejnë patjetër rrugën dhe vendin ku mund të shpërbejnë. Gjithë deputetëve aktualë ju them edhe sot publikisht atë që kanë dëgjuar pas dyerve të mbyllura, cilido prej jush që dëshiron të ketë mandat tjetër e ka në dorë të marrë duke punuar në këtë sezon të fundit politik më shumë se në 3 të treja vitet e fundit.
Secili niset me një avantazh të madh ndaj atyre që do vetëofrohen apo ftohen, për të synuar të zbresin në fushën e betejës për mandatin e 4. Por edhe për këtë sot gjithkush duhet ta konsiderojë si ditën e parë t’i harrojë të gjitha plagët e luftërave, heroizmat e fitoreve të mëparshme dhe gjithë mos merremi me çfarë i kemi dhënë skuadrës së vitit 2021 por vetëm të punojmë të bëjëm atë që nuk kemi bërë deri tani. Kjo vlen për të gjithë. Vetes time nuk ja kam merakun sepse unë rri në këtë detyrë me një kusht themelor, që është se për të ndenjur më lart duhet të jesh në gjendje të japësh për suksesin e përbashkët më shumë se të gjithë ata që të kanë ngjitur aty”.
“Plan kombëtar për sigurimet shoqërore” Rama: Ata që s’i paguajnë, trajtohen njësoj si vjedhësit e energjisë elektrike
“Ekonomia tashmë po rritet në mënyrë të qëndrueshme edhe prandaj edhe pagat janë sot pakrahasimisht të larta jo vetëm në sektorin publik por edhe në sektorin privat. Prandaj dhe ne e arritëm përpara parashikimit mesataren e premtuar prej 900 eurosh, por edhe në sektorin privat në fushat prioritare të zhvillimit të vendit pagat reale janë shumë m,ë të larta nga sa deklarohen. Borxhi publik i cili kur ne morëm detyrën ishte komplet jashtë kontrollit, sot është më i ulët qysh nga sxa mund të mbahet mend, disa pikë nën 60%. Të mos harrojmë që ndikuan pandemia dhe tërmeti të cilët e rikërcyën borxhin.
Kapaciteti për ta rikthyer borxhin brenda afatit të dëshiruar tregon fuqinë e ekonomisë jo të diktaturës. Rënia e tij tregon se pagat i rrit rritja e ekonomisë dhe jo menaxhimi aventuresk i financave. Falë progresit që kemi siguruar falë reformave me reforma të dhimbshme dhe peripeci, bazuar në parametrat pozitivë të vendit sot ky qëllim madhor dhe parim i panegociueshëm i një krahu të majtë. Sot ne kemi caktuar kushtet themelore që rritjen e ekonomisë ta bëjmë çdo vit edhe më gjithëpërfshirëse. Njeriu i zakonshëm çdo vit të përfitojë nga ekonomia që rritet.
Dhe padyshim rritja e ekonomisë është sfida jonë më e madhe drejt Shqipërisë 2030. Fitorja e kësaj sfide nuk kërkon vetëm zhvillimin e mëtejshëm të të gjitha kategorive që tani kanë filluar të shikojnë rritje si efekt i ndryshimeve të përgjithshme. Kjo sfidë vjen nga pensionistët dhe ne nuk gënjejmë duke thënë që nuk kemi bërë. Prandaj dhe na kanë votuat besnikërisht. Këta i konsiderojmë pensionistët si një turmë që shkon qorrazi pas PS. Por pensionistët këtyre u japin jo ujë në bisht ë lugës, por u japin lugën që kur të shkojnë në shtëpi të luftojmë që e kanë bosh. Pensionistët e dinë më së mirë se o rrit pensionet PS o s’i rrit asnjë parti tjetër.
Javën e dytë të muajit të ardhshme do të nisim jo të ndajmë me pensionistët një pasqyrë të të dhënave tona të Shqipërisë 2030 por do të fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Ky plan po punohet nga një grup ekspertësh i cili do të synojë përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike.
Por që sot mund të them qartë dhe troç një gjë, që rritje e të ardhurave nga shtetit për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japin të gjithë bashkë si shtet, qeveri dhe shoqëri dhe posaçërisht si sipërmarrje një goditje domethënëse fenomenit të neveritshëm fshehjes së pagave reale të cilat godasin të ardhurat për sigurimet shoqërore të cilat vjedhin atë që u takon pensionistëve. Do të bëjmë me kuotat e sigurimeve shoqërore atë që më bëmë me faturat e energjisë elektrike. Ata që nuk u paguajnë punonjësve sigurimet shoqërore sipas pagë së tyre reale do i trajtojmë njësoj si hajdutët e energjisë elektrike“.
Kryeministri Edi Rama: Luftë kundër informalitetit të pagave, bonusi i rritur për pensionistët që këtë vit
“Ka ardhur koha që lufta ndaj tij të ngrihet në një nivel të ri, në emër të pensionistëve, për pensionistët. Këtu nuk flitet për të rritur taksa, sepse do ta mbajmë 0 taksën e biznesit të vogël deri në vitin 2029, por nga ana tjetër do shtrëngojmë ndjeshëm rrethin e bizneseve që bëjnë më shumë se sa 140 mijë Euro xhiro në vit dhe kamuflohen si biznes i vogël duke fshehur të ardhurat reale.
Ndërkohë, biznesi i madh do ta ketë shumë të qartë se nëse nuk do rritje të tatimit mbi fitim të nominuar për pensionistët duhet të paguajë kokërr më kokërr çdo qindarkë që u takon pensionistëve dhe të sëmurëve. Ndërsa pensionistët do ta shohin se nga njëra anë lufta kundër informalitetit të pagave për punonjësit e sektorit privat do jetë e gjithanshme dhe nga ana tjetër do fillojmë të rrisim bonusin për ta qysh këtë fundvit”.
Kryeministri Rama: Në zgjedhjet e ardhshme, PD merr më pak mandate se në vitin 1997
“Në zgjedhjet e ardhshme, PD-ja zor se do marrë më shumë mandate se në vitin 1997. Mbajeni shënim. I vetmi ndryshim është se atëherë e tërë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti. Këtë herë humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie. Një destinacion i zgjedhur me vullnet të lirë prej udhëheqësve udhëprerës të saj”.
Rama: Ka ardhur koha që një brez i ri të ketë përfaqësim në PS
“Sot ka ardhur edhe koha e natyrshme që një brez më i ri se ky që ka përfaqësuar PS-në e këtyre 10 viteve, të ketë më shumë vend në përfaqësimin e PS-së së 4 viteve të ardhshme”.
Rama ironizon drejtuesit e fushatës së PD: Njëri më i rraskapitur se tjetri
“Fund e krye humbësa kronikë, njëri më i rraspakpitur se tjetri, të njëjtët që e nxorrën sa e sa herë fitimtar Lulin e shkretë dhe tani do vulosin fitoren në penxheren e katit të 8. Dhe pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës, Edi Ramës dhe PS. Ambicia për ta përmirësuar rezultatin, përgatitjen e nisura shumë herë për zgjedhjet e ardhshme me ripërtëritjen e organizatave na janë kthyer në fitore. Ne kemi fituar si askush tjetër më parë dhe si asnjë parti tjetër shqiptare sepse nuk na ka mjaftuar asnjëherë PS-ja siç është pas një fitoreje por jemi përpjekur të bëjmë gati PS-në që na duhet për fitoren e radhës”.
Komisioni Anti-Korrupsion, Rama: Ky projekt do të shkojë deri në fund
“Ky projekt do të shkojë deri në fund nën drejtimin e kolegut Fatmir Xhafa pavarësisht nëse do të duan apo nuk do të duan ata që deri tani nuk duan. Do të bëhet publik së shpejti edhe projekti ynë i ri i Shqipërisë transparente që do shlyejë deri në fund borxhin që u kemi akoma qytetarëve lidhur me sasinë dhe cilësinë e informacionit në kohë reale mbi vendimmarjet tona në çdo nivel”.
Kryeministri Rama: Qytetarët nuk na kanë hequr besimin për të udhëhequr
“Për kundërshtarët tanë që nuk kanë asnjë ide, asnjë skuadër të denjë për të menaxhuar një biznes lavazhesh dhe jo më Shqipërinë, prodhimi i sa më shumë helmi duke shfrytëzuar çdo mjet është e vetmja alternativë e mbetur. Ne na udhëheq ambicia për Shqipërinë, ata udhëhiqen vetëm nga urrejtja ndaj nesh. Ne dimë, duam dhe po e bëjmë Shqipërinë. Ata janë të lumtur edhe kur i vënë zjarrin Parlamentit, sepse ajo është puna më e madhe që dinë të bëjnë.
Të qeverisësh Shqipërinë që duhet të ngjitet me patjetër në majën e re të 2030 për të vendosur flamurin kombëtar në radhën e flamujve të shteteve anëtare të BE, do të thotë të jetosh përditë me rrezikun fatal të vetëkënaqësisë dhe të humbasësh vigjilencën ndaj kërcënimit të pushteit për vetë njerëzit që e ushtrojnë atë.
Deri më sot ja kemi dalë që ta shmangim përgjithësisht këtë rrezik në nivelet e larta dhe të kemi një kapacitet vetëkritik ndaj dobësive, gabimeve apo gafave tona. Prandaj dhe kemi fituar 9 herë me radhë. Kur s’ja kemi dalë kemi marrë një kosto jo të vogël. Në ndonjë rast edhe një kosto të madhe. Por njerëzit nuk na i kanë hequr besimin për të udhëhequr sepse kanë parë që kemi pranuar faje e kërkuar ndjesë si askush kurrë më parë duke reflektuar dhe korrigjuar sa kemi mundur”.
Asambleja e PS, Rama kërkon mandatin e 4: Ne deputetët e vjetër garojmë me lista të hapura, PD merr më pak vota se në 1997
Partia Socialiste mbledhi sot Asamblenë e saj për të zgjedhur Kryesinë e partisë. Mbledhja e Asamblesë së socialistëve u mbajt në Durrës.
/tvklan.al