Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar dhe Muzeun e Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir dhe Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup, ku u prit nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi dhe personalitete të tjera shtetërore. Spirpali e theksoi se Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe është njëra prej ngjarjeve më madhore për historinë shqiptare.
“Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe është njëra prej ngjarjeve më madhore për historinë, kulturën, dhe identitetin tonë. 51 foto dhe 58 dokumente flasin e na tregojnë rrugën e gjatë e të mundimshme drejt Alfabetit, drejt shkrimit të Shqipes, gjuhës sonë të bukur e të shenjtë, me alfabetin latin. Me vendim të qeverisë shqiptare, 22 nëntori, Dita e Kongresit të Manastirit, kremtohet në Shqipëri si Dita e Alfabetit Shqip.”,
Në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup, Spiropali u prit nga Zëvendëskryeministri Arben Fetai, Zëvendësministri i Arsimit Lulëzim Aliu dhe Drejtori i Institutit të Albanologjisë Skënder Asani.
“Nuk mund të vija në Shkup dhe të mos ndaloja për të vendosur një buqetë me lule në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, shenjtores sonë, bijës më të shquar të kombit shqiptar që i përket të gjithë botës.”
Gjate vizitës në Shkup, Spiropali është pritur dhe nga kryeministri Mickovski, por dhe nga Ali Ahmeti, Talat Xhaferi e kryetarin i LSDM, z. Venko Felipče.
Klan News