Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh lutjeje për shërimin e Papa Françeskut.
Në mesazhin e saj Spiropali shprehet se me shpresë pret shërimin e Papës, dhe se udhëheqja shpirtërore e Kishës Katolike dhe referenca morale e tij për krejt botën është veçanërisht e rëndësishme sot kur kohërat po dëshmojnë se asnjë arritje shoqërore e politike në mbrojtje të së mirës së përbashkët dhe të dinjitetit të njeriut nuk duhet të merret kurrë e mirëqenë.
Spiropali sjell në vëmendje të parën vizitë që Ati i Shenjtë bëri jashtë Vatikanit në Evropë, duke zgjedhur Shqipërinë.
Klan News