Rama: Te demtuarit nga termeti i trajtuam si turiste gjermane e norvegjeze.
Sot gazetarët dolën në protestë para parlamentit, për të kundërshtuar miratimin e paketës antishpifje, që ishte dërguar në sallë për të marrë miratimin e deputetëve. Po sot nisën intervistat me kandidatët për drejtuesin e SPAK, strukturës së posacme, që pritet të luftojë korrupsionin në nivele të larta në Shqipëri.Duke folur në parlament për pasojat e tërmetit, kryeministri Rama tha, se banorët e prekur nga kjo fatkeqësi, janë akomoduar në kushte luksoze, si të ishin turistë gjermanë apo norvegjezë.
Lac/ Banoret ne qiell te hapur pas termetit, Stop sjell ekspertet per vleresim.
12 familje në lagjen numër 3, pallati 47 në Lac, ende nuk e dinë, nëse pallati i tyre është i banueshëm apo jo. Inspektimet e bëra nuk kanë lënë asnjë shënim, ndërsa prej 3 javësh, banorët po e kalojnë natën nëpër makina ose në kioska. Ata kërkojnë një përgjigje përfundimtare, nëse janë të rrezikuar. Në bashkinë e Kurbinit na thanë se grupet e verifikimit janë në terren për banesat e dëmtuara dhe grafikun për këtë, e marrin nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile e Lezhës.Në këtë strukturë, koordinatori Etjen Xhafaj iu përgjigj menjëherë thirrjes sonë dhe coi grupin e verifikimit. Pas ekspertizës në terren pallati numër 47 doli i pabanueshëm dhe banorët do të trajtohen me bonus qiraje.
Tirane/ Mbeshtetje per banoret e prekur nga termeti, por shteti i ka harruar.
Nismës së emisionit “Stop” për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, u janë bashkuar 4 shoqata në Suedi: “Liria”, Rrjeti Shqiptar në Suedi”, “Vajzat Shqiptare në Suedi”, “Shqiptarët më të mirë të Suedisë” me 12 tonë ushqime, veshmbathje e snde të nevojave të ndryshme. Një pjesë të tyre emisioni “Stop” ua coi banorëve të strehuar tek “Egi Center” dhe “Hotel Delux”.
Edhe “Zepa Natyral” ka sjellë në këtë objekt një furgon me produkte të vetat. Po kështu fondacioni Firdeus solli ushqime për këto familje.Pronari i Egi Centër i falenderon kompanitë dhe shoqatat, që e kanë ndihmuar, por kërkon edhe prezencën e shtetit.Pas këmbënguljes së Stop, reagoi Drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, i cili tha, se do komunikojë me sektorin e strehimit dhe kryetarin e bashkisë, që këta banorë të trajtohen me bonus qiraje.