Ushtria amerikane përgjigjet me gaz lotsjellës
Ky sulm i dhunshëm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad ka rritur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Dhjetëra protestues, mbështetës të një grupi militantësh të mbështetur nga Irani që veprojnë në Irak sulmuan ambasadën amerikane në kryeqytetin e këtij vendi. Ata i vunë flakën post-bllokut në hyrje të ambasadës dhe goditën nga jashtë murit rrethues.
Gjithçka nisi gjatë funeralit të një komandanti të grupimit Kataib Hezbollah, që vepron në perëndim të Irakut dhe lindje të Sirisë nga një sulm ajror i forcave amerikane. Gjatë sulmit, vetëm një pjesë e stafit ndodhej brenda ambasadës, që u evakuua nga forcat e sigurisë irakiane.
Teksa ushtarët amerikanë janë tërhequr nga Iraku, Uashingtoni zhvendosi me urgjencë me helikopterë drejt zonës, 750 ushtarë nga Kuvajti, ndërhyrja e të cilëve me gaz lotsjellës qetësoi situatën.
Presidenti amerikan Donald Tramp kërcënoi Iranin me pasoja të rënda pas kësaj ngjarjeje. Ajatollahu Ali Kamenei hodhi poshtë akuzat e Trampit, duke mohuar përfshirjen e Iranit në sulm, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të ndalin dhunën.
Tv Klan