Presidenti u këshillon qytetarëve të tij që të përdorin ilaçe bimore

Për muaj me radhë qeveria e Tanzanisë ka insistuar se vendi tanimë është liruar nga Covd-19. Për këtë arsye autoritetet kanë bërë të ditur se nuk kanë për të hartuar asnjë plan për të bërë vaksinimin masiv të popullsisë.

Por ekspertët e OBSH-së kanë bërë thirrje për vendosjen e masave të ashpra pasi ka shumë më tepër viktima të cilët kanë humbur jetën nga Covid-19. Në vend bëhen shumë pak testime dhe qeveria e vendit nuk ka kërkuar që të marri doza të ndonjë vaksine të miratuar nga rregullatorët.

Frika më e madhe sipas shkencëtarëve është edhe përhapja e varianteve të reja të cilat sipas studimeve janë 30 deri në 70% vdekjeprurës. Qeveria britanike ka ndaluar të gjithë udhëtarët që vijnë nga Tanzania, ndërsa SHBA ka paralajmëruar bllokim pa afat të fluturimeve.

Që nga Qershori i vitit të kaluar, kur presidenti John Magufuli e shpalli vendin e rrezikshëm për shkak të përhapjes së koronavirusit si dhe disa sëmundjeve të tjera, maskat u neglizhuan nga një pjesë e madhe e qytetarëve duke bërë që numri i të infektuarve të rritej me ritme të frikshme.

Magufuli ka paralajmëruar pa dhënë ndonjë provë se vaksinat Covid-19 mund të jenë të dëmshme dhe në vend të kësaj ka nxitur qytetarët që të përdorin thithjen me avull dhe ilaçe bimore, asnjëri prej të cilëve nuk është aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si trajtime.

OBSH-ja ka bërë të ditur se deklaratat janë alarmante. Në Janar të këtij vitit Danimarka raportoi se dy nga shtetasit e saj që kishin vizituar Tanzaninë kishin dalë pozitiv për variantin më të transmetueshëm të Afrikës së Jugut.

Dyshimi më i madh qëndron tek autoritetet të cilat raportojnë më pak të infektuar nga çfarë janë realisht. Totali i personave që janë infektuar me Covid-19 është 509 dhe 21 kanë humbur jetën që kur pandemia u përhap.

Klan News