Zhytësi i çmendur filmoi kafshën në lagunat e Floridas
Në gojën e krokodilit… Një zhytës italian ka arritur të regjistrojë imazhet e krokodilëve në Florida të SHBA, të cilat janë shpërndarë menjëherë në të gjithë botën nga rrjete sociale.
Ai quhet Bartolomeo Bove, një zhytës i specializuar në regjistrimin dhe fotografimin e të gjitha llojeve të gjallesave në botën nënujore. Bove u bë i njohur ditët e fundit pas disa regjistrimeve të krokodilëve, ku ai praktikisht futet në gojën e tyre për të filmuar imazhe spektakolare.
Për të gjithë ata njerëz të cilët e pyesnin pse krokodili nuk sulmon, duke i lejuar të afrohet dhe ta prekë, vetë zhytësi italian është përgjigjur në Instagram.
“E vërteta është se ata mund të më sulmonin në çdo kohë nëse do të kishin një mundësi. Edhe pse shumica e krokodilëve janë më të mëdhenj se njerëzit, e vërteta është se ata e perceptojnë një të rritur si shumë të madh dhe për këtë arsye një pre më pak i përshtatshëm në krahasim me ato që zakonisht gjuajnë. Nga ana tjetër, duhet të theksohet se mënyra më e sigurt për t’iu afruar një krokodili është nga përpara për shkak të rrezes së tij të shikimit pasi që ata nuk sulmojnë nga përpara, por nga ana. Nëse mund të jetë, në të njëjtin nivel me ata ose pak më poshtë “.
Imazhet e videos së tij në YouTube janë regjistruar në ujërat e kristalta në Chinchorro, në Meksikë. Në këtë zonë, Rezervati i Biosferës, ka një numër të konsiderueshëmprej 500 krokodilësh amerikanë, një nga speciet më të frikshme të gjallesave ujore.
Klan Plus