Vapa po përvëlon që në Qershor këtë vit, duke shkaktuar viktima dhe probleme në gjithë Hemisferën Veriore. Italia ka regjistruar temperatura deri në 39 gradë Celsius. Spitalet janë mbushur plot me persona që kërkojnë ndihmë, ndërsa vendas e turistë shfrytëzuan shatërvanët për t’u freskuar.
I nxehti përvëlues ka përfshirë një pjesë të madhe të Greqisë prej disa ditësh, duke shkaktuar të paktën 5 viktima. Temperaturat në Athinë arritën 43 gradë Celsius, ndërsa rekordi i gjithë vendit u shënua në Kretë me 44.5 gradë Celsius. I nxehti ka nxitur në hapjen e vatrave të para të zjarreve të mëdha në Koropi, qytet 30 kilometra në jug të Athinës. Autoritetet evakuuan banorët.
Në Hungari u aktivizua shkalla më e lartë e alarmit nga vapa. Autoritetet bënë thirrje të shmangen daljet veçanërisht në oraret e pikut, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kardiovaskulare.
Veçohet edhe Arabia Saudite, ku ka arritur në mbi 1 mijë numri i të vdekurve gjatë pelegrinazhit të Haxhit në fillim të kësaj jave. Shkak për shumicën e vdekjeve u bënë temperaturat mbi 51 gradë në qytetin e shenjtë të Mekës.
Tv Klan