Tensionet u rritën rreth kufirit të Gjibraltarit me Spanjën pasi policia spanjolle rivendosi në mënyrë të njëanshme kontrollet kufitare.

Policia spanjolle filloi të kërkonte pasaporta në pikat kufitare dhe menjëherë pas këtij veprimi edhe Gjibraltari bëri të njëjtën gjë duke krijuar radhë të gjata në të dy anët e kufirit.

Megjithatë radhët u zhdukën shpejt pasi policia spanjolle hoqi dorë nga kontrollet.

Një burim nga Ministria e Brendshme spanjolle tha se nuk ishte në dijeni të incidentit.

Kontrollet kufitare u hoqën më shumë se dy dekada më parë, kur Spanja dhe Britania e Madhe ishin pjesë e BE-së. Që nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE, marrëveshja për t’i lejuar njerëzit të udhëtojnë lirshëm është zgjatur përkohësisht në pritje të një marrëveshjeje të plotë midis bllokut, Britanisë dhe Spanjës, e cila ende pretendon enklavën. Gjibraltari është një territor britanik përtej detit i vendosur në skajin jugor të Gadishullit Iberik, ku ndan një kufi me Spanjën.

Ajo është qeverisur nga Britania e Madhe  që nga viti 1713 në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme, por në fusha të tjera vetëqeveriset.

Spanja ka pretenduar vazhdimisht sovranitetin mbi territorin, por Kushtetuta e Gjibraltarit e vitit 1969 thotë se nuk mund të ketë transferim të sovranitetit në Spanjë kundër dëshirës së vendasve.

Klan News