Maldivet ofrojnë plazhe të mrekullueshme dhe shumë të pastra, por një opsion shumë më afër Britanisë së Madhe mund të rezultojë të jetë një alternativë joshëse për shumëkënd.
Kështu shkruan tabloidi britanik “The Mirror” që thekson se ekspertët e faqes së njohur Booking thonë se vendi ynë ofron pushime me kosto dukshëm më të ulta krahasur me vendet fqinje si Mali i Zi dhe Greqia.
Booking.com vitin e kaluar e cilësoi qytetin bregdetar të Vlorës si një nga destinacionet e tyre kryesore për këtë vit. Xhevahiri i Ballkanit, Shqipëria është arratisja në trend për këtë vit për shkak të ujërave të kaltra, maleve mbresëlënëse dhe kostove të ulta.
Nuk ka fluturime direkte për në Vlorë, por aeroporti më i afërt është rreth dy orë larg me makinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Ekzistojnë gjithashtu një mori fluturimesh të lira që do t’i çojnë udhëtarët britanikë direkt nga Mbretëria e Bashkuar për në vendin tonë.
Për shkak të popullaritetit Vlora ka një mori opsionesh për të gjithë ata udhëtarë që dëshirojnë të pushojnë në Vlorë. Ka hotele nga 47 Paund deri tek ata me pesë yje me dhoma që kushtojnë nga 189 Paund për natë.
Klan News