Mijëra njerëz u mblodhën në qytetet kryesore anembanë Greqisë për të kërkuar drejtësi në përvjetorin e dytë të tragjedisë në Larisa.

Të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme u ndaluan  ndërsa protestës ju bashkuan edhe shoferët e trenave, mjekët, avokatët dhe mësuesit. Këtë të premte bizneset u mbyllën dhe teatrot anuluan shfaqjet.

Mijëra persona u mblodhën në sheshin Sintagma në qendër të Athinës, ndërsa pati një prani të shtuar policore për të siguruar që të mos ketë episode dhune.

“Ne nuk do të ndalemi së luftuari derisa të gjithë përgjegjësitë politike dhe penale t’i atribuohen të gjithëve përgjegjës për atë tragjedi”, tha studenti Harris Bon.

“Kam ardhur këtu për drejtësi. Për të zbuluar pse humbën kaq shumë të rinj, për të zbuluar më në fund pse ndodhin aksidente që rrezikojnë jetën çdo ditë. Mund të kishte humbur jetën fëmija im në atë tragjedi”, tha mjekja Garyfallia Kottara.

Tragjedia e Larisës ndodhi më 28 Shkurt të vitit 2023. Pesëdhjetë e shtatë persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash.

Partitë opozitare kanë akuzuar qeverinë për fshehjen e provave dhe kanë kërkuar largimin e saj. Javën e ardhshme, parlamenti pritet të debatojë nëse do të ngrejë një komitet për të hetuar përgjegjësit e mundshëm në qeveri.

Klan News