Vendimi i kryeministrit Michel Barnier për të përdorur kompetenca të veçanta kushtetuese për të kaluar buxhetin e vitit 2025 pa votim në parlament nuk është pritur mirë nga parizienët.
“Është me të vërtetë e trishtë. Unë kam parë liderë të tjerë politikë në të kaluarën, ata ishin në një nivel tjetër politike të sotëm. Kjo është ajo që më vjen të them për momentin,” tha Oliver, banor i Parisit.
Me përjashtim të një surprize të minutës së fundit, koalicioni i brishtë do të jetë qeveria e parë franceze që do të detyrohet të largohet nga një mocion votëbesimi që nga viti 1962.
“E mendova se kjo do të ndodhte më shpejt. Pra, po, e prisja dhe do të jetë një katastrofë e vërtetë për vendin,” tha Jalil Lahlou, banor i Parisit.
Kjo lëvizje ka shkaktuar zemërimim edhe tek partitë opozitare që pritet të paraqesin një mocion votëbesimi ndaj Barnier. Buxheti i Barnier, i cili kërkon të frenojë deficitin publik të Francës përmes rritjes së taksave dhe shkurtimeve të shpenzimeve prej 60 miliardë eurosh është kundërshtuar nga politikanët si nga e majta ashtu edhe nga e djathta ekstreme.
Nëse mocioni i votëbesimit kalon, Barnier do të duhet të japë dorëheqjen, por presidenti Emmanuel Macron mund t’i kërkojë atij të qëndrojë në detyrë deri sa të krijohen kushtet për një kryeministër të ri gjë që mund të ndodhë vitin e ardhshëm.
Klan News