Parlamenti i Greqisë zgjodhi ish-kryetarin e parlamentit, Constantine Tassoulas si presidentin e ri të vendit. Vendimi për ta emëruar atë në postin e kreut te shtetit ka zemëruar qytetarët.

Protestues të shumtë u mblodhën jashtë parlamentit muajin e kaluar për të kërkuar drejtësi për tragjedinë në Larisa të 2023 ku humbën jetën 57 persona.

Ata thonë se në kohën e Tassoulas si kryetar i parlamentit, ligjvënësit nuk arritën të merrnin asnjë përgjegjësi politike mbi tragjedinë më të rëndë hekurudhore të Greqisë. Dy vite më vonë, një hetim gjyqësor është ende në proces.

66-vjeçari, i cili ka qenë deputet që nga viti 2000 dhe ka shërbyer më parë si Ministër i Kulturës dhe zëvendësministër i mbrojtjes i Greqisë, fitoi mbështetjen e 160 ligjvënësve në parlamentin prej 300 vendesh. Ai do të pasojë Katerina Sakellaropoulou, presidentja e parë grua në shtetin fqinj, mandati pesëvjeçar i së cilës skadon në Mars.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha muajin e kaluar se ai zgjodhi Tassoulas për shkak të përvojës së tij politike, por analistët e shohin emërimin e Tasoulas si mjet për të forcuar kontrollin e pushtetit.

Tassoulas do të betohet si kreu i shtetit më 13 Mars.

Klan News