Menjëherë pas vendimit të BE se do të vendoste një tarifië 50% për uiskin amerikan, Presidenti Donald Trump kërcënoi këtë të enjte Bashkimin Europian me tarifa 200% për verën, shampanjën dhe pijet alkolike që prodhohen në vendet anëtare.

“Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë SHBA së shpejti do rë vendosë një tarifë 200% për të gjitha verërat, shampanjën dhe produktet alkoolike që vijnë nga Franca dhe vendet e tjera përfaqësuese të BE-së”, shkroi Trump në platformën X. “Kjo do të jetë fantastike për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA,” shtoi ai.

Trump bëri edhe një deklaratë të fortë ku tha se blloku tregtar i BE është formuar me qëllim për të përfituar nga SHBA duke e quajtur atë si një nga autoritetet tatimore dhe tarifore më armiqësore në botë.

Pas marrjes së postit si President i SHBA-ve, Donald Trump nisi një luftë tarifore me partnerët e tij më të mëdhenj tregtarë si BE, Kanada, Meksikë dhe Kina duke e quajtur vendimine tij si një lëvizje për të ndaluar trafikun e drogës dhe gjithashtu që prodhuesit të krijojnë sa më shumë vende pune në SHBA.

Të mërkurën, Trump vendosi tarifa 25% për eksportet e çelikut dhe aluminit në SHBA nga 35 vende, përfshirë bllokun e BE-së.

E ndërsa BE iu kundërpërgjigj me një tarifë prej mbi 28 miliardë Dollarësh të eksporteve të SHBA-së drejt vendeve që kanë qenë prej kohësh aleatë gjeopolitikë.

/tvklan.al