Ka ndërruar jetë Anila Ndoka, nëna e tre fëmijëve, e cila u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj, Kolë Manaj, 6 ditë më parë në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 shkurt. 34-vjeçari Manaj pasi qëlloi me armë zjarri brenda makinës partneren,  qëlloi më pas dhe veten me plumb në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Për policinë e Shkodrës, zënkat e njëpasnjëshme të çiftit çuan në këtë tragjedi.

Tv Klan