Në 317 vjet histori suksesi, lënda më e ndjekur në Universitetin Yale në SHBA është ajo ‘mbi Lumturinë’.

Në leksionet e saj janë regjistruar 1200 studentë duke thyer rekord absolut në një ndër Universitetet më prestigjioze amerikane, por edhe botërore.

Lënda është e fokusuar në psikologjinë pozitive dhe kërkimin e lumturisë. Rekordi më parë ishte shënuar në Psikologji dhe Ligj, ku në vitin 1992 u regjistruan 1050 studentë. Leksionet e “Psikologjisë së mirë” fokusohen kryesisht tek ndryshimet e sjelljes në pozitive.

Si prove finale, apo provim përfundimtar për kursin, studentët duhet të prezantojnë një projekt mbi autopërmirësimin, largimin e ankthit, stresit dhe kthimin në  energji pozitive dhe vullnet për ndryshim. Profesorët propozuan këtë lëndë, dukë u bazuar edhe në një anketim të vitit 2013 sipas të cilit rezultonte se gjysma e studentëve të universitetit vuanin nga ankthi dhe depresioni dhe kishin kërkuar ndihmë psikologjike për të kaluar këto probleme.

Klan Plus