Një perandori e ndërtuar me mëndafsh, sensualitet dhe joshje.
Seriali më i famshëm në botë për parajsën “Haute Couture”, me modën dhe makinat e epokës, i shitur në më shumë se 140 shtete.
Një fenomen në Netflix, tani premierë ekskluzive në një televizion shqiptar.
Të gjitha sezonet e tij, së bashku me “Velvet Collection”, vijnë premierë vetëm në Tv Klan, së shpejti nga e hëna në të enjte.
Në fundin e viteve 1950 në Madrid, në epokën e artë të “Haute couture”, ekziston një perandori veshjesh, ku çdokush duhet të bëjë blerje në të, të paktën një herë në jetë, në Galerinë Velvet.
Një pallat art-deco, një vend magjik i mbushur me luks dhe glamur të shndritshëm. Teksa admiroje vitrinat e saj prej xhami, ose dëshirën për ta vizituar nga brenda, që të blije një pjesë të ëndrrës, madrilenët nuk e dinin që brenda në Velvet po ndodhte një dashuri e zjarrtë mes Anës dhe Albertos.
Ajo ishte një rrobaqepëse e thjeshtë, ndërsa ai trashëgimtari i perandorisë. Një dashuri plot pasion, por e kundërshtuar nga të gjithë.
Kësaj here në fund të viteve 1960 me një galeri Velvet në Barcelonë. Ana rikthehet në Spanjë me ëndrrën e saj për të hapur një franchise në Barcelonë të Spanjës, një tjetër epokë me shkëlqim, modë, pasion dhe dashuri. /tvklan.al