“Fjalimet e Tahirit me kode mafioze, të cilat mund të deshifrohen nga grupet kriminale, ishin të jashtëzakonshme dhe tregonin hapur hedhjen e topin sa në një anë, në anën tjetër. Edhe fjala e Ramës tregonte implikim e të dy palëve për të arritur në atë qëllim”.

Kështu është shprehur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion” në Tv Klan për gazetaren Manjola Bregasi, lidhur me dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryemadhi e quajti një teatër të shëmtuar dhe kryeministri Edi Rama e bëri kurban Tahirin.

E pyetur se si do të vazhdojë “çështja Tahiri”, Kryemadhi tha se ,“

Çështja Tahiri” nuk mbyllet me një arrest shtëpie të tij, është një çështje që do të vazhdojë. E kam thënë dhe sot paradite, Tahiri është një ushtar në perandorinë e Edi Ramës.

Zonja Kryemadhi, si e shikoni dorëheqjen e zotit Saimir Tahiri?

E ripërsëris që dorëheqja e Saimir Tahirit është nje teatër i shëmtuar i dyshes Rama- Tahiri. Duke pasur parasysh që krimi i organizuar është vendosur si kusht për çeljen e negociatave, por jo vetëm për këtë, por edhe shumë bashkëveprime të tjera që ndërkombëtarët duan të institucionalizojnë në Shqipëri, e gjetën si një kurban për disa orë për ta zhvilluar për disa orë dhe për të tërhequr vëmendje. Mendoj që dorëheqja e Saimir Tahirit është për ta larguar vëmendjen nga ajo që në po kalojmë sot. Dorëheqja e Saimir Tahir është për ti dhënë pak oksigjen Edi Ramës, sepse tashmë nuk është më Tahiri ai që pengon negociatat, por është Edi Rama. Këtë e kanë kuptuar ndërkombëtarët,  mbaroi fasada e pikturave, e fasadave të bukura, ekspozitat e kushtueshme në botën e artit. Tashmë u kthye në realitet sepse buka e përditshme që hanë shqiptarët është shumë më e dhimbshme. Ekspansioni i krimit të organizuar në Europë është shumë më i rëndësishëm sesa ekspozitat e Ramës në zyrat e Bashkimi Europian.

 Ju mendoni që Rama kishte dijeni, apo ishte bashkëpunëtor në dorëheqjen e Saimir Tahirit?

Sigurisht që Rama është ideatori dhe ai e ka nxitur Saimir Tahirin. Mos harrojmë që Tahiri erdhi në Parlament për të mos humbur mandatin dhe pas dy javësh vjen dhe dorëzon mandatin. Rama mbylli të gjitha marrëveshjet e tij me Prokurorinë dhe Gjykatat dhe mendon së bërja kurban e Saimir Tahirit e cila mund të finalizohet me një arrest shtëpie, gjë e cila do të jetë prova më e rëndë që implikon prokurorinë dhe gjykatat shqiptare në angazhimin e tyre për ti shërbyer me devotshmëri krimit të organizuar. Kjo është shumë e qartë. Unë nuk mendoj që sot ka njeri që nuk e di që kanabizimi i Shqipërisë erdhi si rezultat i politikës që Rama e zbatoi nëpërmjet duarve të Tahirit, sepse deri dje Tahiri ishte ministri që duam dhe tashmë është një ministër që do të përfundojë në të ashtuquajturën masë arresti për ti dhënë oksigjen Edi Ramës.

Ju përmendët arrestin e shtëpisë, pse mendoni se do të ketë “arrest shtëpie”?

Sepse jam e bindur se ky është kompromisi mes atyre të dyve. Fjalimet e Tahirit me kode mafioze, të cilat mund të deshifrohen nga grupet kriminale, ishin të jashtëzakonshme dhe tregonin hapur hedhjen e topin sa në një anë, në anën tjetër. Edhe fjala e Ramës tregonte implikim e të dy palëve për të arritur në atë qëllim. Ti bëj këtë veprim për tu larguar nga parlamenti, por nga ana tjetër tregon tërheqjen e Edi Ramës, sepse ai prej 6-7 muajsh ka mbrojtur me një fanatizëm Saimir Tahirin dhe tani e lëshoi. Lëshimi që Rama ka bërë tregon se ose janë ngjarje të tjera më të rënda janë mbi shpatullat e tij dhe do publikohen nga partnerët ndërkombëtarë, ose Rama vetë po ndjen çdo ditë dhe më shumë momente më të vështira. Mos harrojmë dhe fjalimet për analizën me bazën ku në panel nuk kishte asnjë ministër dhe aty ishte një lloj parade për të larguar vëmendjen nga varfëria.

Sot Tahiri, ka hedhur akuza edhe për opozitën, pjese e të cilës jeni ju. Ju prekin këto akuza, mendoni se këto akuza të faktuara?

Ka mëkat më të madh se sa të kanabizosh Shqipërinë, të detyrosh shqiptaret të largohen nga Shqipëria, ka mëkat më të madh se kaq. Mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Shqipëria mban vendin e parë në botë për përdorimin e kokainës. Mëkat më të madh ti kthesh shqiptarët që mënyrën e vetëm të fitimin të bukës së gojës e kanë vetëm nëpërmjet kanabizmit të vendit, marrjen dhe tregtimin e drogës. Çdo lloj akuze individuale apo mediatike lan këtë lloj fatkeqësie që i kanë sjellë shqiptarëve. Mua nuk më çudisin akuzat e Tahirit. Jam e qetë. Edhe vetë deputetët gjermanë janë kanë bënë të qartë Edi Ramës kur ulëriste në mënyrë skizofrenike. Kur thoshte gënjeshtër, gënjeshtër…

Ju jashtë sallës së Kuvendit përmendet ndër të tjera dhe bandat kriminale të Durrësit. Hodhët disa akuza të forta, ku i bazoni këto akuza?

Bashkia e Durrësit ka 32 milionë euro që janë shpërndarë në 5 tendera të caktuara dhe merrni shikoni kush janë përfituesit e tendera dhe do të shikoni lidhjet e tyre me grupet kriminale që Xhafaj i denoncoi ditën e djeshme në takim. Problemi është së sa aktive do jetë kjo policia e cila sot ka probleme të mëdha jo vetëm me ata që dekonspirojnë aksionet e policisë, por edhe me segmente ta caktuara që janë në Policinë e Shtetit dhe janë të punësuarit drejtpërdrejt të krimit të organizuar.

Duke përshkruar këtë situatë ju thatë që Rama është në një pikë të dobët dhe ka nevojë për oksigjen. A ka opozita një plan masash për ta shfrytëzuar këtë moment?

Unë nuk mendoj se këtu duhet pyet çfarë duhet të bëjë opozita. Ne që ditën që kanë mbaruar zgjedhjet e 25 Qershorit që i ka denoncuar për deformimin e mandateve nëpërmjet parave të drogës. Puna e opozitës është sensbilizmi e shoqërisë. Forcat opozitare, PD dhe LSI nuk do të ndalen. Për opozitën ka qenë e rëndësishme hapja e negociatave, stabiliteti i vendit, por edhe ne ndërgjegjësohemi se hapja e negociatave nuk ka të bëjë më qetësinë dhe relaksim për ti krijuar qeverisë së rilindje, por ka të bëjë më një akt civil, të cilën zoti Manjani e quajti një akt civil të Tahirit dhe këtë gjë duhet të bëjë Edi Rama për të çliruar jo vetëm, PS, familjen , por gjithë Shqipërinë. Rama është duke rënë në një humnerë dhe Zoti nuk mund ti japë dot krahë Edi Ramës. E vetmja mënyrëe që të shpëtojë është që të bjerë sa më butë.

A keni besim te mënyra si do të trajtohet “Çështja Tahiri”?

“Çështja Tahiri” nuk mbyllet me një arrest shtëpie të tij, është një çështje që do të vazhdojë. E kam thënë dhe sot paradite, Tahiri është një ushtar në perandorinë e Edi Ramës. Ai është zbatues i urdhrave të Edi Ramës, në kanabizimin, për ndërtimin e trafikut dhe implikimin e bandave kriminale në institucionet shtetërore. Ajo që them dhe shpresoj që sistemi i drejtësisë të ruajë integritetin e tij, por me atë që shoh, sistemi i drejtësisë drejtohet nga Edi Rama dhe është në duart e tij. Në jemi koshientë dhe ndoshta nuk ndihemi mirë, se ne kemi votuar dhe ky Kuvend i ka dhënë 140 vota reformës në Drejtësi, por që kjo reformë u rikthye në një kamxhik në duart e Edi Ramës  kundër kundërshtarëve të tij, por nuk ka problem. Jam e bindur se çdo qytetar do e përballojë.

/tvklan.al