Raportim Live
13:18, 29 Janar 2025

12:18, 29 Janar 2025

Nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, gazetarja e Klan News, Ermelinda Hoxhaj raporton detajet e fundit e homazheve për kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos.

12:13, 29 Janar 2025

Homazhe në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” ka kryer edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn.

12:04, 29 Janar 2025

Baba Mondi shpreh ngushëllimet për kryepeshkopin Janullatos: Zoti e pastë në parajsat e veta

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos në homazhet që po mbahen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Baba Mondi tha se ai ishte një njeri që kishte bashkëpunuar me të gjithë komitetin fetar dhe se po largohet me një vepër që po i lë shqiptarëve.

“Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse shqiptare, i cili ka punuar me vetëmohim për ta ngritur këtë kishë nga varri si të themi. Ka qenë një njeri që ka bashkëpunuar me të gjithë komitetin fetar dhe sidomos edhe me mua personalisht. Dhe më vjen keq, çdo njeri largohet nga kjo botë, por ai largohet me një vepër që i ka lënë Kishës Ortodokse Shqiptare, por edhe shqiptarëve. Ngushëllime i uroj Kishës Ortodokse dhe Zoti e pastë në parajsat e veta”, tha Baba Mondi.

11:59, 29 Janar 2025

Në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë vijojnë homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Gjatë gjithë natës kisha ka qëndruar hapur, ku qindra besimtarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit kryepeshkopit.

Klerikët do të mbajnë meshë të pandërprerë deri nesër, kur trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në ambientet e katedrales.

Në ceremoninë mortore priten në kryeqytetin shqiptar të vijnë figurat më të larta të Kishës Ortodokse. Është konfirmuar pjesëmarrja e Patriarkut të Kostandinopojës, Bartolomeu; Patriarkut të Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.

Në këtë ceremoni do të jenë edhe figura të larta të klerit botëror. Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin.

Gjithashtu do të jenë të pranishëm edhe Kryeministrit grek, Qiriakos Micotaqis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Ceremonia do të drejtohet nga Mitropoliti i Korçës, Joan, i cili u vendos nga mbledhja e Sinodit të Shenjtë si kujdestar i fronit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

11:57, 29 Janar 2025

Vijojnë homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos