Greqia i dha lamtumirën e fundit Kryepeshkopit Anastas Janullatos, nga Katedralja e Athinës, aty ku për të fundit herë e nderuan, bariun shpirtëror të ortodoksëve shqiptarë, qytetarë, besimtarët dhe niveli më i lartë i politikës së shetit fqinj. Pas kësaj ceremonie, kortezhi me arkmortin e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka nsiur udhëtimin drejt vendit tonë dhe nesër në mëngjes pritet të kalojë në pikën kufitare të Kakavijës.
Arkmorti do të ndalojë në fshatrat minoritare greke dhe në orën 16:00 do të jetë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë. E pikërisht në Tiranë, në ceremoninë mortore, që do të mbahen të enjten ora 11:00, në vendin ku forlumturia kreu shërbesat dhe iluminimin e tij shpërtorër dhe fetar, nuk do të mungojnë prezenca e personaliteteve më të larta qofshin fetare, politike, akademike etj.
Duke nisur që nga Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis dhe Kryepeshkopi i Greqisë, Ieronymos, të cilët për këtë qëllim patën edhe një takim në Athinë.
“Këto janë ditë të vështira për Ortodoksinë në tërësi. Unë pata fatin ta njoh personalisht. Ai ishte vërtet një hierark i madh dhe një njeri i madh, që kreu një vepër unike në Shqipëri, duke rindërtuar në thelb një kishë të shkatërruar, por në radhë të parë ishte një njeri i Zotit që kujdesej për njerëzit. Prandaj do të kem mundësinë, do të jemi bashkë në kortezhin mortor në Tiranë për ta nderuar ashtu siç e meriton.”
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Patriarku i Kishës Ortodokse Botërore Bartolomeo dhe delegacione të nivelit të lartë nga Vatikani. Prezentë do jenë edhe krerët më të lartë të besimve të tjera fetare.
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e të shtunës në moshën 95 vjeçare, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të “Evangelismos” ku ndodhej në gjendje kritike. Gjendja e tij u përkeqësua për shkak të një virusi sezonal dhe më parë ai u shtrua në një spital të Tiranës.
Ashtu siç rregullat përcaktojnë banesa e tij e fundit do të jetë në Katedralen e Tiranës, aty ku primari i bekuar shërbeu për 33 vite.
Tv Klan