Sinodi i shenjtë i kishës autoqefale të Shqipërisë në mbledhjen e jashtëzakonshme të kësaj të shtune pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas, ka vendosur Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës të Fronit Kryepiskopal.
Po ashtu, sinodi ka vendosur shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.
Ndërkohë që njoftojnë se pritja e trupit të Kryepeshkopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00.
Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales ditën e Martë dhe gjatë gjithë ditës së mërkurë më 29 Janar.
Ndërsa shërbesa e varrimit dhe përcjellja për në banesën e fundi, do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Pjesëmarrës në ceremoninë pritët të jenë dhe përfaqësues të rëndësishëm të klerit ortodoks në mbarë botën.
Sinodi i Shenjtë fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Kyebariut të tyre Kryepeshkopit të ndjerë Imzot Anastasit. Procedurat e zgjedhjes së kryepeshkopit të ri të kishës ortodokse pritet të bëhen pas 40 ditëve dhe ai do jetë me origjinë shqiptare, anëtarë i sinodit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Tv Klan