Një violinë e realizuar nga mjeshtri italian Antonio Stradivari mund të arrijë nga 12 deri në 18 milionë Dollarë kur të dalë në ankandit Sotheby’s në New York.
Violina Joachim-Ma daton në periudhën e artë të Stradivarit. Është bërë nga mjeshtri në vitin 1714, kur ai ishte rreth 70 vjeç.
“Dikush do të mendonte se ishte goxha i moshuar për të realizuar një instrument të tillë,” tha Mari-Claudia Jimenez, Kryetare dhe Presidente e Sotheby’s.
“Ai e kishte përvetësuar vërtetë zanatin, kishte ndryshuar formën e violinës dhe kishte arritur në pikën ku kishte perfeksionuar saktësisht se si të krijonte tingullin më të mirë të mundshëm. Prandaj, këto janë violinat më të çmuara të Stradivarius-it”, tha Claudia Jimenez.
Violinat e Stradivarit, të cilat mund të shiten për miliona Dollarë, janë të njohura në mbarë botën.
“Lady Blunt” e Stradivarit i vitit 1721 u shit për një rekord prej 15.9 milionë Dollarë në 2011.
Instrumentin e zotëronte violinisti i shekullit të 19-të Joseph Joachim. Ankandi do të mbahet më 7 Shkurt gjatë Javës së Masters Sotheby’s.
Klan News