Një violinë e bërë nga mjeshtri i njohur italian Antonio Stradivari gjatë të shekullit të 18-të do të dalë në ankand muajin e ardhshëm.

Violina pritet të shitet me një çmim nga 12 deri në 18 milionë Dollarë.

Të ardhurat nga shitja e instrumentit muzikor do të shkojnë për bursa studentore. Violinat e Stradivarit, të cilat mund të shiten për miliona Dollarë, janë të njohura për mjeshtërinë e tyre të hollë, me më të kërkuarat nga “Periudha e Artë” e tij e viteve 1700-1720.

Violina e quajtur “Lady Blunt” e vitit 1721 u shit për një rekord prej 15.9 milionë Dollarë në 2011.

Instrumenti muzikor do të shfaqet gjithashtu në Hong Kong dhe Nju Jork përpara ankandit.

Klan News