Një violinë e bërë nga mjeshtri i njohur italian Antonio Stradivari u shit për 11.3 milionë Dollarë në Sotheby’s në New York. Shtëpia e ankandeve shpresonte që violina të kapte vlerën e 12 deri në 18 milionë Dollarë.
Violina Joachim-Ma daton në periudhën e artë të Stradivarit dhe është bërë nga mjeshtri në vitin 1714, kur ai ishte rreth 70 vjeç.
Sipas drejtuesve të shtëpisë së ankandit, Stradivarius bëri pak më shumë se një mijë violina. Mbi 300 vjet më vonë, rreth 600 prej violinave të Stradivarit, të cilat mund të shiten për miliona Dollarë, janë të njohura për mjeshtërinë e tyre.
“Lady Blunt” Stradivarius i vitit 1721 u shit për një rekord prej 15.9 milionë Dollarë në 2011. Rekordi i dytë më i lartë i çmimit mbahet nga “Da Vinci, ish-Seidel” Stradivarius, që u shit për 15.34 milionë Dollarë në 2022.
Të ardhurat nga ankandi i së premtes së “Joachim-Ma Stradivarius” do të shkojnë për bursa studentore në Konservatorin e Neë England (NEC), duke përmbushur dëshirën e muzikantit.
Klan News