Për Virgjëreshën detajiste dhe praktike, puna dhe organizimi janë kombinimi i tyre i përhershëm sepse kërkojnë përsosmërinë. Përfaqësuesit e kësaj shenje toke, (23 gusht—22 shtator) janë të dhembshur, metodikë dhe gjithnjë duke përmirësuar veten.
Të udhëhequra nga planeti i komunikimit, Mërkuri, Virgjëreshat duan të dinë për tema të veçanta, ndryshe nga shenjat e ajrit që kanë njohuri të përgjithshme. Kjo reflektohet edhe në zgjedhjet e tyre si tatuazhet ku mjafton një detaj që të tregojë më shumë rreth tyre.
Nëse i përkisni kësaj shenje dhe dëshironi t’i dedikoni diçka vetes, kemi disa sugjerime për ju.
Ngri dolli
Ngri një dolli për nisjen e sezonit të Virgjëreshës, shoqëruar me simbolin përkatës.

Drejt yjeve

Delikate
Për Virgjëreshat që nuk duan që tatuazhi “të ulërijë”.

Kombinim elementësh
Virgjëreshat fiksohen pas diçkaje, por kombinimi i disa elementëve mund të stimulojë krijimtarinë e tyre.

Tradicionale
Tatuazh për të gjitha ato Virgjëresha që duan të përziejnë elementë kulturorë duke e bërë më personal.

Detajist
Një tatuazh me zbukurime të imëta që tregon më së miri personalitetin detajist.

Kafshë
Për Virgjëreshat që admirojnë kafshët, mund të ndërthurni kafshën tuaj të preferuar ose atë që mbani në shtëpi, me shenjën tuaj.

/tvklan.al