Pas unazës që ndezi rrjetin, tatuazhi me shkronjën “T” tërhoqi vëmendjen gjatë daljes së Zendaya në Golden Globes dhe TMZ konfirmon se përkon me atë të të fejuarit të saj, Tom Holland.
Burimet për median amerikane thonë se çifti shkoi në një studio tatuazhesh në Masaçusets ditën përpara Falenderimeve me një plan të qartë: diçka të vogël dhe diskrete, të fshehtë. Tom bëri shkronjën “Z” në kraharor.
Nëna e aktores ishte bashkë me ta dhe bëri gjithashtu një tatuazh të vogël. Çifti madje e përballoi shumë mirë dhimbjen e procedurës.
Edhe pse studioja kërkon një minimum prej 150 dollarësh për një tatuazh, bëri një ulje për ta duke e çuar çmimin në 100 dollarë. Çifti madje bëri edhe disa foto me stafin të cilët ishin shumë të emocionuar që emra të tillë të mëdhenj i zgjodhën për këtë moment. Sipas stafit, mund të ndihej dashuria mes dy zogjve të dashuruar.
Tatuazhi i Zendaya u vu re gjatë ceremonisë së Golden Globes kur ajo bëri edhe daljen e parë publike me unazën e fejesës. Tom i propozoi aktores gjatë pushimeve, në një ambient privat./tvklan.al