Këpucët e sheshta ose “loafers” janë padyshim trendi i këtij sezoni! Ato mund të kombinohen mjaft mirë me çdo veshje, që nga pantallonat lëkurë e deri te fustanet për mbrëmje. Gjithë ideja qëndron te mënyra se si i stilon ato.

Formula “bardh e zi” nuk del kurrë nga moda! Mund të shtoni disa aksesorë “gold” që t’i jepni pamjes tuaj atë esencën e vjeshtës.

‘Ngjyra toke’ me një prekje të së kuqes nga koka te këmbët. Ky trend që njihet gjerësisht si “burgundy” ka marrosur të gjitha vajzat. Funksionon më së miri me ngjyrën kafe!

Përzierja e një palë “loafers” neutrale me teksturë kamoshi është një formulë klasike e vjeshtës. Mund të shtoni një palë pantallona të bardhë ose xhinset dhe sigurisht xhaketën.

Një xhaketë lëkurë e bën të thjeshtë çdo gjë, plotëson pamjen tuaj pa pasur nevojë për shumë aksesorë.

Çorapet dhe “loafers” janë dyshja fantastike!

Do dukeni tejet tërheqëse me këtë lloj look-u!

Pak të kuqe! Disa copëza të veshjes tuaj duhet të jenë kaq të ‘ndezura’, përndryshe nuk ke lidhje me trendet e 2024-ës.

/tvklan.al