Një burrë goditi me thikë gruan e tij për vdekje dhe meqenëse askush nuk ishte aty në atë moment, ai la trupin e saj në tokë dhe hodhi thikën me gjak në pyll.
Ai më pas hipi në makinën e tij dhe u drejtua për në zyrën e tij. Një orë më vonë policia e thirri atë për të treguar se gruaja e tij ishte vrarë. Ata e nxitën atë të shkonte menjëherë në vendin e vrasjes. Kur arriti atje, ai u arrestua menjëherë.
Si e kuptoi policia se bashkëshorti ishte autori i krimit?
Nëse nuk e gjeni dot, përgjigjen e keni më poshtë:
Policia nuk i tregoi burrit vendin e ngjarjes së krimit dhe burri erdhi në vendngjarje pa i pyetur ata. /tvklan.al