Nuk pranon ta heqë Kosovën nga kushtetuta serbe

Serbia shkoi në takimin e Brukselit me kërkesën e qartë të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, edhe pse Kryeministri Albin Kurti e ka hedhur poshtë marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013 me ndërmjetësimin e BE-së duke thënë se Beogradi po kërkon formimin e një republike serbe në Kosovë. Vuçiç tha se Beogradi është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe se bisedimet janë gjithmonë më të mira se kur nuk flasin. I pyetur për deklaratat e Albin Kurtit se duhet të ketë njohje reciproke, Vuçiç tha se ligji ndjek faktet dhe jo aktet.

“Nuk është problem në akt juridik, por fakte që Kurti nuk i kupton. Unë nuk dua të përfshihem çdo ditë në sulme ndaj shqiptarëve për të rritur numrin e votave në Serbinë qendrore, ndryshe nga ata. Duke pasur parasysh entuziazmin e liderëve shqiptarë, nuk mund të presësh asgjë nga këto bisedime”.

Vuçiç e vlerësoi thirrjen e BE-së për respektimin e marrëveshjes për bashkësinë e komunave serbe si një mesazh racional dhe të arsyeshëm. Megjithatë, ai vërejti se mungojnë veprimet konkrete.

Vuçiç konfirmoi se do të takohet më 25 Nëntor në Moskë me Presidentin Putin me të cilin, siç thotë, do të bisedojë për një kontratë furnizimi me gaz nga Rusia duke nisur  nga 1 Dhjetori.

Sipas tij disa vende të rajonit po paguajnë 250 euro për megavat/orë ndërsa çmimi i kostos në Serbi luhatet mes 50-57 euro për megavat/orë.  

Klan News