Gjenden gjurmët e para të homosapiensit në Gadishullin Arabik. Specia jonë, braktisi Afrikën për të vijuar përhapjen në mbarë botën dhe udhëtimi e çoi në Arabi, në Lindjen e Mesme dhe më pas në Euroazi. Mirëpo deri më sot vetëm një gjurmë 88 mijë-vjeçare ishte gjetur në këtë zonë, që dukej e domosdoshme për kalimin e tij më pas në kontinentin tonë.
Mirëpo pas një studimi 10-vjeçar, më ndihmën e teknologjisë, një grup kërkuesish ndërkombëtarë, kanë zbuluar në shkretëtirën e Nehud rreth 400 gjurmë fosilesh të kafshëve nga më të ndryshmet dhe mbi të gjithë, gjurmë njerëzore. Pas studimit të tyre është vërtetuar se këto gjurmë ishin të njeriut Sapiens dhe janë shënuar aty rreth 120 mijë vjet më parë.
Por ka edhe skepticizëm, veçanërisht për datimin, mes komunitetit shkencor. Por nëse do të kemi një riverifkim e rikonfirmim të studimit, atëherë jemi përballë provës më antike që vërteton kalimin e homosapiensit në Gadishullin Arabik. Studimi është publikuar në revistën prestigjioze “Science Advances”.
Klan Plus