Letsile Tebogo është afrikani i parë, i cili fiton titullin kampion olimpik në garën e 200 metrave. Atleti nga Botsvana e kaloi finishin me kohën 19 sekonda e 46 të qintat, që është edhe rekord për Afrikën.
Koha e tij është e pesta më e shpejtë në historinë e 200 metrave. 21-vjeçari i cili është medalist i bronztë në botërorin e fundit la pas amerikanët Kenny Bednarek dhe Noah Lyles, të cilët e mundën vitin e kaluar në Budapest.
Lyles deklaroi se ishte me Covid-19 dhe se organizatorët e lejuan të zhvillonte garën, pasi kishte qëndruar i ngujuar dhe kishte marrë medikamentet e përcaktuara.
Tv Klan