Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar katër varre të lashta të disa fëmijëve, mosha e të cilëve mendohet të jetë 2 deri në 10 vjeç. Këto varre u gjetën gjatë gërmimeve në Gebel el-Silsila dhe i përkasin dinastisë së 18-të Thutmosid, rreth viteve 1401 dhe 1493.

Brenda disa prej varreve, studiuesit gjetën gjithashtu një numër objektesh si rrathë brozi, qeramikë, kavanozë birre, enë vere etj. Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Antikiteteve u shpreh për

DailyMail

 se fëmijët ishin të varrosur pa kujdes, trupi i të cilëve ishte i deformuar.

Studiuesit po planifikojnë të zhvillojnë studime të mëtejshme rreth trupave të varrosur shumë kohë më parë për të kuptuar dhe shkaqet që mund të ketë çuar në vdekjen e tyre.

Klan Plus